Aktualitet

“Nuk kam makinë të blinduar për të ardhur në Tiranë”/ Detaje nga arrestimi i Safet Bajrit! Zbardhet biseda mes tij dhe oficerëve të BKH-së

Bajrit iu dërgua fillimisht fletëthirrja nga oficerët e BKH për të dëshmuar në Tiranë dhe ti merrej ADN, por Bajri ka deklaruar se nuk kishte makinë të blinduar.

21 Shkurt 2025, 17:28 Nga B.Z
“Nuk kam makinë të blinduar për të ardhur në
Safet Bajri

TIRANË - Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i Safet Bajrit mesditën e kësaj të premte me urdhër të SPAK. Mësohet se fillimisht Bajrit iu dërgua fletëthirrja nga oficerët e BKH për të dëshmuar në Tiranë dhe ti merrej ADN, por Bajri ka deklaruar se nuk kishte makinë të blinduar. 

Nisur nga kjo, Safet Bajrit i është thënë se duhet të paraqitej në policinë e Shkodrës ku do ti merrej ADN dhe ai ka shkuar atje i shoqëruar nga avokati i tij Sokol Tahiraj. Në pritje të marrjes së ADN, sipas gazetares Klodiana Lala, në ambientet e policisë së Shkodrës kanë mbërritur forcat e  RENEA-s të cilat e kanë shtrirë në tokë dhe i kanë vënë prangat për ta transportuar drejt Tiranës ku dhe iu komunikua akuza për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018.

Safet Bajri u arrestua me urdhër të SPAK për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018. Bajri është i dyshuar edhe për masakrën e Dobraçit të 30 tetorit 2024, me 4 viktima. Gjithashtu, grupi i Safet Bajrit dyshohet edhe për atentatin ndaj Aleksandër Prendit në gusht 2024 kur “ushtarët” e tij Izmir Sakica dhe Samuel Troshani bashkë me tre automjete të blinduara u ndeshën me breshërinë e plumbave pranë banesës së shënjestrës.

safet bajri spak

Sondazh

Poll