Politike

Berisha: Elektronikën në zgjedhje e rrëzoi PS! Shoqëruesit votuan nga 50 herë

Sipas tij elektronikën e hodhi poshtë Partia Socialiste. Berisha tha se një shoqërues votoi 50 herë, 70 herë.

21 Shkurt 2025, 13:27 Nga N.F
Berisha: Elektronikën në zgjedhje e rrëzoi PS! Shoqëruesit
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se PD nuk e hodhi poshtë votimin elektronik.

Sipas tij elektronikën e hodhi poshtë Partia Socialiste. Berisha tha se një shoqërues votoi 50 herë, 70 herë. Sipas tij PS e rrëzoi votën elektronike vetë.

"Tani, ky është një problem. Nuk jemi ne që e hodhëm poshtë elektronikën. Elektronikën e hodhi poshtë PS. Ju e patë vetë se çfarë bëri ajo me të ashtuquajturit shoqërues. Një shoqërues votoi 50 herë, 70 herë.

Ata e rrëzuan elektronikën vetë. Nuk di të ketë një propozim të tillë nga KQZ. E ka, por nuk thotë që në çdo zgjedhje, ka interpretime të veta ajo. Është më i gjerë interpretimi," tha Berisha.

berisha

Sondazh

Poll