Aktualitet

Ish-drejtori i ARRSH-së, Dashamir Gjika paraqitet në SPAK

Gjika ka qenë dhe më parë në SPAK, më 14 mars të vitit të shkuar. 

21 Shkurt 2025, 10:03 Nga M.B
Ish-drejtori i ARRSH-së, Dashamir Gjika paraqitet në SPAK
Dashamir Gjika

TIRANA- Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Gjika është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.  Gjika mbërriti i vetëm në ambientet e SPAK rreth orës 10:00.

Ai është paraqitur në SPAK edhe më 14 maj 2024, ku qëndroi rreth 30 minuta brenda ambienteve të organit të akuzës dhe në një deklaratë për mediat u shpreh se u mor në pyetje për një procedurë në kohen kur drejtonte ARRSH-në.

Ish-drejtori në 4 shkurt 2018 u arrestua për abuzime me segmentin rrugor Elbasan-Gjinar. Ai u lirua më 23 nëntor 2023 pas një vendimit të togave të Gjykatës Penale që ndryshuan masën në “arrest shtëpie”.

 

dashamir gjika

Sondazh

Poll