Aktualitet

Aksident në Kolonjë, makina humb kontrollin dhe përplaset me barrierat anësore, plagosen dy persona

Një automjet ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me barrierat anësore të betonit.

21 Shkurt 2025, 07:38 Nga r.ll
Aksident në Kolonjë, makina humb kontrollin dhe përplaset me
aksidenti

KOLONJË- Një aksident rrugor ka ndodhur mëmgjesin e sotëm në dalje të urës së Selenicës, në rrugën e re të Kolonjës. Sipas informacioneve, një automjet ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me barrierat anësore të betonit.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi dhe pasagjerja e makinës, kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar drejt spitalit të Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

aksident ne kolonje

Sondazh

Poll