Politike

Mbyllet takimi me punonjësit e bashkisë/ "Anëtarësimi i Shqipërisë në BE kalon nga Tirana", Rama: Çfarë nuk të vret të forcon, ditët më të mira janë përpara

Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se anëtarësimi i Shqipërisë në BE kalon nga Tirana ndërsa theksoi se është lokomotiva e transformimit që duhet të vazhdojë.

20 Shkurt 2025, 17:45 Nga r.ll
Mbyllet takimi me punonjësit e bashkisë/ "Anëtarësimi i
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me punonjësit e bashkisë Tiranë. Takim i cili ka ardhur pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se anëtarësimi i Shqipërisë në BE kalon nga Tirana ndërsa theksoi se është lokomotiva e transformimit që duhet të vazhdojë.

Rama tha se Bashkia e Tiranës ka miq të mëdhenj për të pritur në 16 maj. Sipas tij këto muaj bashkia e Tiranës duhet të zgjohet më herët dhe të flejë më vonë.

"Anëtarësimi i Shqipërisë në BE kalon nga Tirana, është lokomotiva e transformimit që duhet të vazhdojë. Këta muaj bashkia e Tiranës duhet të zgjohet më herët dhe të flejë më vonë. Bashkia e Tiranës ka miq të mëdhenj për të pritur në 16 maj. Bashkë me çdo shqiptar që flamurin nuk e ka vetem për në stadium, por e ka në zemër dhe mendje. Çfarë nuk të vret të forcon ditët më të mira janë përpara," tha Rama.

rama tirana be

Sondazh

Poll