Aktualitet

Kontrolli në shtëpinë e "Ben Qimes", gjendet një pistoletë me inicialet e emrit të tij

Isufaj është shpallur në kërkim për "armëmbajtje pa leje" dhe po hetohet për një përpjekje për të korruptuar një gjyqtar.

20 Shkurt 2025, 13:30 Nga M.B
Kontrolli në shtëpinë e "Ben Qimes", gjendet një
Arben Isufaj

TIRANA- Gjatë kontrollit të zhvilluar në banesën e Arben Isufajt, njohur si "Ben Qimja", autoritetet kanë sekuestruar një pistoletë ku ishin gdhendur inicialet e tij, “A.I.”. Isufaj është shpallur në kërkim për "armëmbajtje pa leje" dhe po hetohet për një përpjekje për të korruptuar një gjyqtar.

"Ben Qimja" është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. I njohur si një eksponent i botës së krimit, ai është dënuar disa herë për armbëmbajtje pa leje, përfshirje në vrasje dhe trafik droge.

Gjithashtu "Ben Qimja" është vënë edhe nën hetim pasuror nga Prokuroria e Posaçme në vitin 2021 ku i janë sekuestruar asokohe 13 pasuri në pronësi të tij. Përveç tij, në dyert e drejtësisë janë paraqitur edhe familjarë të tij pasi akuzohen si të implikuar në ngjarje të ndryshme kriminale. 

arben isufi

Sondazh

Poll