Sport

I ndëshkuar me karton ndaj Cityt, Jude Bellingham do të mungojë në ndeshjen e parë të 1/16-tave të Champions League

Mesfushori anglez, Jude Bellingham, i ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 38-të të ndeshjes së dytë të play-off-it kundër Manchester Cityt të mërkurën, do të pezullohet për ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve.

20 Shkurt 2025, 10:00 Nga DOSJA
I ndëshkuar me karton ndaj Cityt, Jude Bellingham do të mungojë

SPANJE - Gjithçka shkoi mirë për Real Madridin... përveç një detaji.

Në një pjesë të parë të kontrolluar në mënyrë perfekte kundër Manchester Cityt, mbrëmjen e së mërkurës në ndeshjen e kthimit të play off-it të Champions League, merengët, pas fitores 3-0 siguruan hapjen e dyerve për në fazën e 16-të, ndërkohë që kishin fituar edhe në ndeshjen e parë (3-2).

Por Real Madridi do të jetë pa Jude Bellingham në ndeshjen e parë të 16-tës. Mesfushori i Anglisë u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 38-të për një faull të rëndë ndaj Phil Foden në mesfushë, duke plotësuar kështu numrin e3 kartonëve të marrë. Reali mund të përballet me Bayer Leverkusen ose Atletico Madrid në raundin tjetër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll