Bota

Mbi 21 mijë tërmete në Santorini që nga 26 janari, policia patrullime në çdo rrugicë të ishullit, kryen kontrolle në banesa për të parandaluar vjedhjet (FOTO)

Shumë banesa dhe biznese janë boshatisur pasi pronarët e tyre janë larguar nga ishulli pas tërmeteve të shumta që kanë goditur prej ditësh Santorinin.

19 Shkurt 2025, 22:21 Nga N.F
Mbi 21 mijë tërmete në Santorini që nga 26 janari, policia
Policia

SANTORINI- Efektivë të policisë kryejnë çdo natë kontrolle në rrugica dhe pronat e banorëve të Santorinit, për të parandaluar aktivitete të dyshimta dhe grabitje. Shumë banesa dhe biznese janë boshatisur pasi pronarët e tyre janë larguar nga ishulli pas tërmeteve të shumta që kanë goditur prej ditësh Santorinin. Por jo të gjithë janë larguar nga ishulli çka ka sjellë frikën se pronat e banorëve mund të plaçkiten. Për të parandaluar këtë policia kryen kontrolle.

Me elektrik dore në duar efektivët patrullojnë në këmbë ose me mjete policie në zona të errëta të ishullit dhe nëpër shtëpi për të parandaluar vjedhjet. Forcat e policisë në Santorini janë shtuar së fundmi për shkak të shqetësimeve për incidente grabitjeje, kryesisht pas tërmetit që goditi ishullin. Kjo rritje përfshin dërgimin e patrullave shtesë dhe përforcimin me ekipet e OPKE, të cilat patrullojnë çdo ditë dhe në orët e natës për të garantuar rendin dhe për të parandaluar aktivitetet e paligjshme.

Që nga fillimi i aktivitetit sizmik në zonën Santorini-Amorgos më 26 janar deri më 17 shkurt 2025, Laboratori i Sizmologjisë (SL) i Universitetit të Athinës ka zbuluar dhe lokalizuar gjithsej mbi 21,500 tërmete. Sipas të dhënave ditore më 18 shkurt janë regjistruar 95 tërmete, nga të cilët tre me magnitudë 4,0 dhe dy me magnitudë 4,5, dhe 4. Lëkundjet kanë qenë vazhdimisht në një shkallë më të ulët se javën e kaluar, pa asnjë shpërthim të ri mikrosizmik të vërejtur që nga 15 shkurti. Më 18 shkurt, aktiviteti sizmik migroi në lindje të Anydros.

termetet ne santorini policia

Sondazh

Poll