19 Shkurt 2025, 22:09
Nga r.ll
keir starmer
BRITANI- Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, të cilit i shprehu mbështetjen e tij, në vazhdën e deklaratave të Donald Trump. Në një postim në Truth Social, Trump e quajti Zelenskyy një "diktator" dhe e paralajmëroi atë se "më mirë të lëvizë shpejt, ose nuk do të ketë më vend për të".
“Kryeministri (Starmer) foli me Presidentin Zelensky sonte dhe theksoi nevojën që të gjithë të punojnë së bashku”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Downing Street.
Starmer shprehu mbështetjen e tij për Zelenskyn si udhëheqës i zgjedhur në mënyrë demokratike të Ukrainës dhe tha se është plotësisht e arsyeshme të pezullohen zgjedhjet në kohë lufte, siç bëri Mbretëria e Bashkuar gjatë Luftës së Dytë Botërore.
"Kryeministri përsëriti gjithashtu mbështetjen e tij për përpjekjet e udhëhequra nga SHBA për të arritur një paqe të qëndrueshme në Ukrainë që do të pengojë çdo agresion të ardhshëm rus”, thuhet në deklaratë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kritikuar sot ashpër presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, duke e quajtur atë një diktator. Pak orë pasi sugjeroi zgjedhje në Ukrainë, Trump përmes një postimi në Truth Social tha se Zelenskyy kishte bërë një punë të tmerrshme në vend dhe se më mirë të lëvizë shpejt ose nuk do t’i mbetet një vend.
Në postimin e tij, Trump pretendoi se Zelensky bindi Uashingtonin të shpenzonte 350 miliardë dollarë për një luftë të pafitueshme dhe akuzoi Biden për dështimin për të balancuar kontributet financiare të aleatëve. Në të njëjtën kohë, ai përsëriti dyshimet e tij për menaxhimin e fondeve nga Kievi, duke pretenduar se Zelensky pranoi se gjysma e parave që mori janë zhdukur.
keir starmer volodymyr zelenskyy
Bota
19 Shkurt 2025, 21:54
N.F
Një poster i AfD-së dhe Merz
GJERMANI- Ka një ndryshim në këto katër vjet. Në vitin 2021, bota vëzhgoi&nb...
Bota
19 Shkurt 2025, 21:56
E. D
Elon Musk
SHBA- Pas Donald Trump dhe J.D. Vance, aleati i ngushtë i presidentit të ri amerikan nis një sulm ndaj V...
Bota
19 Shkurt 2025, 21:47
N.F
Foto ilustruese
SERBI- Fati i një burri nuk dihet pas një aksidenti në një kantier ndërtimi në Serbi. Mës...
Bota
19 Shkurt 2025, 21:38
N.F
Gropa
ANGLI- Një gropë e madhe është krijuar në rrugë Godstone në jugut të Anglisë. Përshkak të grop...
Bota
19 Shkurt 2025, 21:33
N.F
Foto ilustruese
PALESTINË- Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan i tha Sekretarit amerikan të Shteti...
Bota
19 Shkurt 2025, 21:23
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të hënën se ai dhe Sekretari i Përgjithshëm i N...
Bota
19 Shkurt 2025, 21:15
r.ll
BRUKSEL- Sanksionet e mëtejshme të Bashkimit Europian ndaj Rusisë do të shpallen zyrtarisht të hënën, në përvjetori...
Bota
19 Shkurt 2025, 21:10
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Dy skiatorë humbën jetën tragjikisht në malet Cascade të Oregonit pasi u shtypën nga një...
Bota
19 Shkurt 2025, 21:03
E. D
Donald Trump
SHBA- Mandati i dytë në detyrë i Presidentit Donald Trump paraqet një shans historik për të ndryshuar polit...
Bota
19 Shkurt 2025, 20:50
N.F
Trump
GJERMANI- Prodhuesit gjermanë të automjeteve paralajmëruan sot se plani i presidentit amerikan Donald Trump për të...