Bota

VIDEO/ Protestuesit godasin me vezë policinë në Serbi

Gjithashtu këshilltarët e opozitës e braktisën sallën e Kuvendit të Kralevës dhe iu bashkuan jashtë protestuesve.

19 Shkurt 2025, 22:17 Nga DOSJA
VIDEO/ Protestuesit godasin me vezë policinë në Serbi
pamje nga vendngjarja

SERBI- Protestuesit serbë të mbledhur para ndërtesës së Kuvendit të Komunës së Kralevës hodhën vezë ndaj policisë. Gjithashtu këshilltarët e opozitës e braktisën sallën e Kuvendit të Kralevës dhe iu bashkuan jashtë protestuesve.

Po ashtu para godinës së Kuvendit të Kralevës pati përplasje mes policisë dhe qytetarëve, të cilët kishin shkuar aty me ftesë të këshilltarëve të opozitës në qytet. Një numër i madh qytetarësh po përpiqeshin të hynin në godinë, por policia ua ndalonte këtë. Ndryshe, opozita kërkoi nga kryetari i qytetit, Predrag Terziç, që të jap dorëheqje prej postit, të cilën gjë ai refuzoi ta bëjë. 

protesta ne serbi

Sondazh

Poll