Bota

"Nuk lejojmë që Putin të mashtrojë sërish"/ Zelensky bisedon me kreun e NATO-s: Analizuam koordinimin e hapave të ardhshëm

Në një mesazh në X, Zelensky shkroi se ai dhe Rutte diskutuan kontaktet me partnerët ukrainas dhe koordinuan hapat tanë të ardhshëm.

19 Shkurt 2025, 21:23 Nga E. D
"Nuk lejojmë që Putin të mashtrojë sërish"/
foto ilustruese

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të hënën se ai dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte diskutuan rëndësinë e ngritjes së çështjes së garancive të sigurisë për Kievin si pjesë e çdo bisedimi për një zgjidhje të luftës gati trevjeçare kundër Rusisë. Në një mesazh në X, Zelensky shkroi se ai dhe Rutte diskutuan kontaktet me partnerët ukrainas dhe koordinuan hapat tanë të ardhshëm.

“Ne nuk mund të lejojmë që Putini të mashtrojë askënd përsëri. Përpara çdo negociate të mundshme, të gjithë partnerët duhet të kuptojnë qartë se garancitë e forta të sigurisë janë një përparësi për paqen e qëndrueshme," tha Zelensky. 

Mark Rutte, gjithashtu në një postim në X, ka shkruar se ka pasur një bisedë të mirë me të dërguarin e SHBA-së për Rusinë dhe Ukrainën, Keith Kellogg, i cili aktualisht po viziton Ukrainën. Zelensky, duke iu referuar këtyre bisedimeve, vuri në dukje se mesazhi që duhet të përçohet fokusohet në arritjen e një paqeje të garantuar, jo vetëm një armëpushim të përkohshëm. Duhet të ketë besim se pas disa muajsh apo vitesh, Putini nuk do të kthehet me luftën e tij.

volodymyr zelensky

Sondazh

Poll