19 Shkurt 2025, 21:28
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Jemi në Medvegjë, një prej 3 komunave shqiptare në trevën e Luginës së Preshevës. Dikur, shqiptarët në këto anë shfaroseshin me tytën e armës. Sot, spastrohen me procedurë përmes politikave shoviniste të Serbisë.
‘Na kanë qit na kanë qit more kemi nejt na kanë qit me 26 mars përjashta, 3 herë na kanë ardhë natën e bajramit, a kini probleme joo, kam qëllu qyqe kalli vetëm natën e bajramit kur kanë ardhë, 6 janë hy në derë, ku janë burrat, burri jem është në medvegjë s’ka kërrkund hiç.. kemi nejt nuk kemi dale’ u shpreh Sherife Hoda, banore Medvegjë
Kjo është Sherife Hoda. 78-vjeçarja shqiptare banon në Medvegjë. Institucionet serbe e njohin si Sherife Hodoviç, pasi urdhri ishte që çdo mbiemër shqiptar në trevat autoktone të sllavizohet. Ajo jeton me bashkëshortin, i cili është 83 vjeç, ndërsa fëmijët kanë emigruar në Zvicër e Kosovë. Të dy të moshuarit kanë zgjedhur mos të braktisin vendlindjen e të parëve. Por jeta është bërë shumë e vështirë për ta, që në momentin që Sherifja nuk mundi të marrë letërnjoftimin e ri. Ajo u paraqit në stacionin policor brenda afateve, por përgjigjja e serbëve ishte se adresa është pasivizuar dhe nuk mund të pajiset me dokumentin identifikues. Kjo ju heq të drejtën për të pasur një mjet identifikimi, për t’u kujdesur për pasurinë e tyre, për të votuar si dhe nuk mund të marrin sigurimet shoqërore e shëndetësore. Pra, një skenar për të zhdukur shqiptarët.
‘Jemi ra në Medvegje. Si jemi ra, jemi ul aty, kemi pritur se do të na thërrasin brenda, brenda nuk na thirrën. Ka dalë dhe ka thënë për çka keni ardh, por unë nuk e di gjuhën, jam dhamë kartën dhe hini ai mrena më pas doli te dera, tha nuk jeni në sistem, tha kurgja kurkujna’ u shpreh Sherife Hoda, banore Medvegjë.
Pra, banesa e të moshuarve shqiptarë ishte fshirë nga sistemi me një të rënë të lapsit. Pas insistimit të tyre, me ndihmën e një shqiptari në stacionin e policisë, përmes pamjeve satelitore kanë arritur të demonstrojnë ekzistencën e shtëpisë ku jetojnë prej 57 vitesh.
‘Po i them unë o daut shpijat e mia po i njoh se jam se 57 vjet e martuar aty, I kqyren tha po, ka o toka ia kemi kthye djalit, mi ko o shpija, shpija mi halimin, nuk dul karta e smun ja kthyem edhe shpinë… na dha dy letra shkuam edhe I cuam na thanë hajdeni prapë’ u shpreh Sherife Hoda, banore Medvegjë.
Me vështirësi kanë arritur të kryejnë procedurën për kthimin e adresës, aktive. Tani ata janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi për të paktën 6 muaj, pasi në çdo çast, mund të trokasë në derë një grup kontrolli, i cili duhet t’i gjejë në shtëpi Sherifen dhe bashkëshortin. Në të kundërt, ata mund ti çregjistrojnë sërish.
Beogradi tregon forcën më anë të policisë. Shpesh në shtëpitë e shqiptarëve shkojnë grupe me mbi 5 efektivë policie për kontroll.
‘Krye mojit na kanë ardh njerëz në 9 të darkës, sahati 9 e gjys e natës’ u shpreh Sherife Hoda, banore Medvegjë./Top Channel
medvegjë
Aktualitet
19 Shkurt 2025, 21:01
N.F
Azili i të moshuarve
TIRANË- Emisioni Fiks Fare ka transmetuar mbrëmjen e sotshme rastin e Artan Muderizit, i cili denoncon se babai i tij u...
Aktualitet
19 Shkurt 2025, 20:59
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Pasi ngarkesa e parë u nis nga Republika Dominikane më 11 Maj 2024 dhe mbërriti në Portin e Durrësit ...
Aktualitet
19 Shkurt 2025, 20:52
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ashtu siç edhe ishte paramenduar, në të njëjtën ditë kur edhe u telefonua, Artjon Çaush...
Aktualitet
19 Shkurt 2025, 20:39
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Pasi ngarkesa me lëkurë gjedhi të mbërrijë në Durrës, Artjon Çaushllari do të b...
Aktualitet
19 Shkurt 2025, 20:33
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Nga verifikimet e kryera rezulton se më datë 16 Prill 2024, Aldi Zonja, i shoqëruar Edinjo Muzikanti, kanë...
Aktualitet
19 Shkurt 2025, 20:29
r.ll
laboratori
TIRANË- Nga përgjimi telefonik i Artjon Çaushllarit dhe Klajdi Birçe, është konstatuar se këta të f...
Aktualitet
19 Shkurt 2025, 20:21
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Më datë 20 shkurt 2024, Artjon Çaushllari është takuar me një person të paidentifikuar n&...
Aktualitet
19 Shkurt 2025, 20:14
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Në bazë të përgjimeve telefonike të përftuara, rezulton se midis datave 5-6 shkurt 2024, Artjon ...
Aktualitet
19 Shkurt 2025, 20:09
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Më në fund një lajm i mirë kishte mbërritur. Pas një pritje të gjatë, lehtës...
Aktualitet
19 Shkurt 2025, 19:42
E. D
foto ilustruese
KËLCYRË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor në hyrje të qytetit të Këlcy...