19 Shkurt 2025, 20:29
Nga r.ll
laboratori
TIRANË- Nga përgjimi telefonik i Artjon Çaushllarit dhe Klajdi Birçe, është konstatuar se këta të fundit janë personat që kujdesen për mbarëvajtjen e jetesës së shtetasit kolumbian në Tiranë. Ku Klajdi i referohet këtij shtetasi si ‘djali’ në kuptimin që po kujdeset si për fëmijën e tij.
Ndërsa Artjoni del në komunikim që po blen produkte ushqimore me qëllim për t’ia çuar te shtëpia kolumbianit. Po për tia dalë me sukses në këtë sipërmarrje kriminale. Artjon Çaushllari duket se kishte nevojë për shumë para.
Fillimisht për të siguruar një sasi lënde kokainë të papërpunuar. Dhe më pas ekstraktimin e saj, nëpërmjet laboratorëve të drogës.
17- Ku edhe këtu i nevojiteshin shumë para për të ngritur infrastrukurën e duhur. Por edhe për të paguar ekspertin kimist kolumbian që do të vinte në Shqipëri si edhe mbulimin e shpenzimeve të tij gjatë qëndrimit në vendin tonë. Periudhë në të cilën Artjon Çaushllari vihet re shpesh edhe në praninë e Erjon Dudës. Që njihet edhe si truproja personale i Aldi Zonjës.
Grafikë
Dosja Hetimore
Nga verifikimi në sistem i hyrje daljeve të bëra me mjetin me targë “HB AD 799” rezulton se më datë 11 Dhjetor 2023 kanë hyrë bashkë me Erjon Dudën dhe dy persona të tjerë.
18- Nga përgjimet telefonike del se Artjon Çaushllari dyshohet të ketë marrë hua sasi të ndryshme monetare nga shtetas të ndryshëm, me qëllim krijimin e kushteve për ekstraktimin e lëndës narkotike.
Në muajin maj pasi janë siguruar tashmë se kanë të gjitha kapacitetet dhe janë të aftë të kryejnë procesin e ekstraktimit të kokainës në Shqipëri, Artjon Çaushllari dhe Aldi Zonja, ndërrmarrin hapin e radhës.
Atë të kalimit të Oqeanit Atlantik dhe lidhjes me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut. Ku ai që do të udhëtonte drejt Republikës Dominikane do të ishte Aldi Zonja. Aty nga ku do të nisej edhe ngarkesa e parë me kokainë. E cila do të kamuflohej nëpërmjet lëkurëve të kriposura të gjedhëve, që do të vinin në Shqipëri nëpërmjet një kompanie të krijuar në vitin 2020.
19- Kompani e cila quhet ‘Alb Lëkurë’, me objekt ‘Veprimtari tregtare dhe industriale, import dhe eksport të mirash, shërbimesh dhe produktesh; përpunimin dhe shitjen me shumicë të lëkurës së kafshëve’.
Që ka për administrator shtetasin Ismail Heka, 60 vjeç, punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik në Tiranë.
Skemë sipas prokurorisë, e ngjashme me atë të laboratorit të kokainës të kapur në vitin 2022 në fshatin Frakull e Vogël në Fier, në emër të Zenel Çervanakut. Ku personazhi kryesor ishte vëllai i tij, Viktor Çervanaku, dikur kryekomunar në siglën e Partisë Socialiste në Frakull./ "Në Shënjestër", BalkanWeb
arjon caushllari klajdi birçe laborator kokaine ne qerek
Aktualitet
19 Shkurt 2025, 20:21
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Më datë 20 shkurt 2024, Artjon Çaushllari është takuar me një person të paidentifikuar n&...
Aktualitet
19 Shkurt 2025, 20:14
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Në bazë të përgjimeve telefonike të përftuara, rezulton se midis datave 5-6 shkurt 2024, Artjon ...
Aktualitet
19 Shkurt 2025, 20:09
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Më në fund një lajm i mirë kishte mbërritur. Pas një pritje të gjatë, lehtës...
Aktualitet
19 Shkurt 2025, 19:42
E. D
foto ilustruese
KËLCYRË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor në hyrje të qytetit të Këlcy...
Aktualitet
19 Shkurt 2025, 18:47
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se janë hapur aplikimet për tu bërë pjesë e Forcave të Armatos...
Aktualitet
19 Shkurt 2025, 18:25
N.F
Seanca e parë në Gjykatën Themelore të Ferizajt
KOSOVË- Gjykata e Apelit e Kosovës ka vërtetuar dënimin me burgim t...
Aktualitet
19 Shkurt 2025, 18:09
r.ll
foto ilustruese
VLORË- Një shtëpi bari është zbuluar në lagjen “24 Maji” në Vlorë, pas finali...
Aktualitet
19 Shkurt 2025, 18:09
N.F
Endrit Sadedini
VLORË- Endrit Sadedini është 38-vjeçari i cili u vendos në pranga ditën e sotme në Vlorë pas nj&e...
Aktualitet
19 Shkurt 2025, 17:53
N.F
Policia
VLORË- Një operacion i madh është zhvilluar ditën e sotme nga policia e Vlorës dhe RENEA, ndaj personave të...
Aktualitet
19 Shkurt 2025, 17:45
N.F
Aksidenti
BULQIZË- Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Bulqizë. Një makin&eum...