Aktualitet

Automjeti përplaset me motorin në Këlcyrë, 64-vjeçari përfundon në spital

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorit është dërguar në spitalin rajonal të Gjirokastrës. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

19 Shkurt 2025, 19:42 Nga E. D
Automjeti përplaset me motorin në Këlcyrë, 64-vjeçari
foto ilustruese

KËLCYRË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor në hyrje të qytetit të Këlcyrës, ku një automjet që drejtohej nga një 35 vjeçar është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorit është dërguar në spitalin rajonal të Gjirokastrës. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në hyrje të qytetit të Këlcyrës, automjeti me drejtues shtetasin E. C., 35 vjeç, banues në fshatin Mezhgoran, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. K., 64 vjeç, banues në Këlcyrë. Si pasojë është dëmtuar shtetasi D. K., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

aksident ne kelcyre

Sondazh

Poll