Aktualitet

Përpunimi i kokainës në Tiranë! Gjatë zhdoganimit në Portin e Durrësit u konstatuan anomali, Artjon Çaushllari u telefonua nga Dogana e kryeqytetit

Ku dyshimet janë se në këtë magazinë Artjon Çaushllari bashkë me kolumbianin Hiëlen Ledezma Narvaez, do të realizojnë bashkërisht procesin e ekstraktimit të kokainës nga lëkurat e gjedhit,

19 Shkurt 2025, 20:39 Nga r.ll
Përpunimi i kokainës në Tiranë! Gjatë zhdoganimit
foto ilustruese

TIRANË- Pasi ngarkesa me lëkurë gjedhi të mbërrijë në Durrës, Artjon Çaushllari do të bëjë të mundur magazinimin e saj në një ambient të marrë me qira prej tij nga Aldi Zonja në zonën e Mulletit në Tiranë.

Ku dyshimet janë se në këtë magazinë Artjon Çaushllari bashkë me kolumbianin Hiëlen Ledezma Narvaez, do të realizojnë bashkërisht procesin e ekstraktimit të kokainës nga lëkurat e gjedhit,

Narvaez, i cili vijon të qëndrojë në Shqipëri në një pallat në rrugën ‘Myslym Shyri’, në Tiranë. Banesë e cila figuron se është në pronësi të Klajdi Birçe.

27- Por ndërkohë që kolumbiani i rrezikshëm i drogës, po përgatitej të bënte ekstraktimin e kokainës në magazinën e Mulletit, pasi këtu të mbërrinte ngarkesa me 24 ton lëkurë gjedhësh të kriposur nga Republika Dominikane, ajo që vihet re është se Narvaez vazhdon esktraktimin e një sasie kokaine në vilën e braktisur në fshatin Manzë në Durrës.

Këtu, ku për akomodimin e tij kujdeset Baki Huqi, një tjetër lidhje e rëndësishme e Artjon Çaushllarit. Njëkohësisht ka dyshime të arsyeshme se kolumbiani Hiëlen Ledezma Narvaez si dhe disa shtetas të tjerë po kolumbianë, po përdorin vilën tashmë të identifikuar në zonën e Manzës në Durrës, për përpunimin e lëndës narkotike.

28- Ku personi që kujdeset për ta në këtë zonë është Baki Huqi. Ajo që konstatohet gjatë kësaj kohe është fakti se Artjon Çaushllari kryen takime të shpeshta në zonën e Shijakut.

Kjo para se ngarkesa e nisur nga Republika Dominikane të mbërrinte në Portin e Durrësit. Ndërkohë që ngarkesa me lëkurë me gjedhë të kriposur mbërrin në Shqipëri më datë 9 Gusht.

Nga kqyrja e sistemit ‘Asicyda’ rezulton se kontejneri ka mbërritur në portin e Durrësit më datë 9 Gusht 2024 dhe më datë 12 Gusht 2024 figurojnë regjistrime për këtë praktikë doganore.

29- Por gjatë kryerjes së procedurave për zhdoganimin e tij është konstatuar një anomali. Ku nga peshimi i kontejnerit së bashku me mallin ka rezultuar se pesha e tij dilte me një diferencë 8 ton më pak se pesha e deklaruar.

Do të ishte pikërisht kjo anomali që do të zbarkonte në portin e Durrësit, strukturën e Hetimit Doganor. E cila nisi menjëherë verifikimin e ngarkesës me peshën e dyshimtë që kishte mbërritur ndërkohë nga Republika Dominikane. Dhe që bllokoi procedurat e lënies lirë të mallit.

Ndërkohë që në port u thirr Ismail Heka, si administrator i kompanisë ‘Alb Lëkurë’. Kompani që siç thamë i përkiste ngarkesa. I cili u mor në pyetje nga Sektori Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Tiranës.

30- Por ndërsa nuk dihet se si Ismail Heka, u shpjegua përpara oficerëve të antidrogës, ajo që mësohet është se në këtë moment ai që telefonohet është Artjon Çaushllari. I cili njoftohet nga Dogana e Tiranës, se Drejtoria e Hetimit ka dhënë lejen që ngarkesa me lëkurën e regjur të lopëve të vazhdojë udhëtimin e lirë.

Më datë 21 Gusht 2024, Artjon Çaushllari, u telefonua nga Dogana e Tiranës, e cila e njoftoi se Drejtoria e Hetimit ka kthyer përgjigje për të vijuar me kryerjen e një kontrolli fizik të kontejnerit, në prezencën e vetë Artjonit.

31- Ndërsa lidhur mbi problematikën e diferencës së peshës do të procedohet me një penalitet për parregullsi në dokumentacion, në mënyrë që të kryhet zhdoganimi i mallit./ "Në Shënjestër", BalkanWeb

artjon çaushllari

Sondazh

Poll