Bota

"Nesër është ditë zie për vendin"/ Netanyahu për kthimin e trupave të pengjeve: Po kthejmë katër nga të dashurit tanë të humbur

Netanyahu tregoi solidaritet të plotë për familjarët e katër ushtarëve dhe anëtarët e Hamasit i vendosi epitetin përbindësha.

19 Shkurt 2025, 20:16 Nga E. D
"Nesër është ditë zie për vendin"/ Netanyahu
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, video-mesazh ka shprehur se ndjen keqardhje për kthimin e 4 trupave të ushtarëve të vdekur në vend. Netanyahu tregoi solidaritet të plotë për familjarët e katër ushtarëve dhe anëtarët e Hamasit i vendosi epitetin përbindësha.

“Ne po kthejmë katër nga të dashurit tanë të humbur. Zemra e një kombi të tërë po thyhet. E imja po plas. Edhe e juaja. Dhe zemra e gjithë botës duhet të thyhet, sepse këtu ne shohim se me kë kemi të bëjmë përbindëshat”, tha ai, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave. 

Netanyahu theksoi se Izraeli vajton, por mbetet i vendosur për të parandaluar përsëritjen e një tragjedie të tillë.

“Ne vajtojmë, ne lëndojmë, por jemi gjithashtu të vendosur të sigurojmë që diçka e tillë të mos ndodhë më kurrë”, tha ai.

benjamin netanyahu

Sondazh

Poll