Politike

"Ndalimi i shpopullimit është objektivi ynë kryesor", Berisha: E kemi detyrë kombëtare realizimin e këtij qëllimi

Ai tha se nëse ruhet vendi i punës, frenohet dhe emigracioni. Për të ruajtur vendin e punës, Berisha tha se duhet kompensuar eksportuesve humbja nga euro.

19 Shkurt 2025, 19:32 Nga r.ll
"Ndalimi i shpopullimit është objektivi ynë kryesor",
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se ndalimi i shpopullimit të vendit është objektivi kryesore i PD-së. Berisha tha se euro po e rrënon ekonominë dhe se nga qeveria nuk po merren masa për kët. 

Ai tha se nëse ruhet vendi i punës, frenohet dhe emigracioni. Për të ruajtur vendin e punës, Berisha tha se duhet kompensuar eksportuesve humbja nga euro. Sipas tij këtë politike do të ndjekë PD, për të cilën tha se ka detyrë kombëtare ndalimin e largimit të shqiptarëve.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Prodhimi bujqësor, e njëjta gjë. Rënie të ndjeshme. Pra, Shqipëria po përfytyrohet një vend hotel. Po në qoftë se ka vend që ka potenciale mahnitëse, ka pasuri përrallore mbitokësore, nëntokësore në 28 mijë kilometra katror, zor të gjendet vend tjetër si Shqipëria. Po e dëgjoni ndonjëherë narkodiktatorin të thotë prodhim? Nuk ka, nuk ekziston fjala prodhim. Nuk ekziston fjala zhvillim. Këto dy fjalë janë të ndaluara me ligj në fjalorin e tij.

Mirëpo dalim aty te fjala e profesor Myqeremit. Problemi është se mungesat e krahut të punës janë të jashtëzakonshme në këtë periudhë. Të rinjtë ikin, ikin, ikin se vendin e ka pushtuar droga. Do më falni, cili është sektori i dytë? Normal që ndërtimi duhet të jetë një promotor, por jo shkatërrimtar siç është në Shqipëri.

Tirana ka indeksin më të lartë të ndërtimeve në Europë. Tirana, me gjithë këtë, ka çmimet e treta ose e pesta sipas rastit, më të lartat në Europë. Dhe një njeri, për të blerë një apartament, duhet të punojë një shekull. Faktikisht duhet të ikë dhe vetëm të ikë nga Shqipëria. Euro po e rrënon ekonominë. Asnjë masë, asnjë ndërhyrje. E qëllimshme. Sepse në qoftë se ti do mbrosh vendin e punës, ti frenon emigracionin.

Dhe ka një mënyrë shumë të thjeshtë, ra euro, kompensojua euron eksportuesve. Aq sa humbasin, jepu atë përqindje dhe vendet e punës mbeten. Dhe prodhimi mbetet. Ikni, ikni dhe vetëm ikni. Kjo është politikë se këto janë gjëra të thjeshta, të mundshme plotësisht pa asnjë lloj problematike. Mirëpo Shqipëria duhet të mbetet e trafikantëve. Unë e përgëzoj dhe e përshëndes që partia aleate e jona ka ndalimin e shpopullimit objektiv kryesor. Ne do e realizojmë këtë, e kemi detyrë kombëtare.

sali berisha

Sondazh

Poll