Politike

"Do ndihmohen edhe nënat me shumë fëmijë"/ Berisha: Kuadër ligjor i veçantë për nënat kryefamiljare

Lideri i opozitës gjithashtu u shpreh se është koha të ndërmarrin një kthesë të fuqishme dhe të rikthehen drejt qytetarit dhe drejt problemeve më madhore të kombit.

19 Shkurt 2025, 19:09 Nga DOSJA
"Do ndihmohen edhe nënat me shumë fëmijë"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha premtoi një kuadër të veçantë ligjor për nënat kryefamiljare. Lideri i opozitës gjithashtu u shpreh se është koha të ndërmarrin një kthesë të fuqishme dhe të rikthehen drejt qytetarit dhe drejt problemeve më madhore të kombit. Gjithashtu ai tha se sot për sot nuk ka problem më madhor se shpopullimi i këtij vendi, se sa zbrazja e vendit, se sa faktikisht shpërbërja e kombi. 

"Të dashur miq! Është koha të ndërmarrim një kthesë të fuqishme. Të rikthehemi drejt qytetarit, të rikthehemi drejt problemeve më madhore të kombit. Dhe sot nuk ka problem më madhor se shpopullimi i këtij vendi, se sa zbrazja e vendit, se sa faktikisht shpërbërja e kombit. Pra, përsëri këto janë një grup masash, por masa të tjera janë të domosdoshme që të synojnë lehtësimin e familjes, të synojnë një demografi tjetër për Shqipërinë dhe shqiptarët. Këto masa do instalohen me shpejtësi qoftë në sistemin fiskal. Në socializëm, në fakt në atë varfëri, por nënat me shumë fëmijë u jepnin një pension. Sepse duhen parë gjërat me objektivitet.

Nuk kishte sistem më çnjerëzor se socializmi, por edhe më çnjerëzor është narkodiktatura e Edi Ramës.
Ky është sistemi më çnjerëzor. Ndaj dhe një kuadër fiskal lehtësues, përjashtues për nënat me shumë fëmijë.
Një kuadër që të ndihmojë suksesin e saj në garantimin e një jetese normale për familjen, është i domosdoshëm.
Krahas kësaj, Shqipëria është vendi i nënave kryefamiljare me numrin më të lartë ndoshta në rajon dhe më gjerë, për shkak të emigrimit të baballarëve.

Atëherë, një kuadër ligjor i veçantë, iu garantoj dhe po punohet për nënat kryefamiljare. Këtu para jush në një seancë tjetër, një nënë biznesmene përshkroi mundimet e saj si nënë kryefamiljare për të përballuar biznesin dhe familjen, djalin, nënën e vet. Pa asnjë lehtësim. Pa asgjë. Duhet detyrimisht një kuadër ligjor që të garantojë lehtësimin e barrës që ajo përballon, qoftë në aspektin financiar, qoftë në aspektin burokratik," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll