Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ Pesë parti politike depozitojnë në KQZ kërkesën për regjistrimin si subjekte zgjedhore (DOKUMENTET)

KQZ pritet të shqyrtojë të gjitha aplikimet për regjistrim brenda afateve të përcaktuara ligjore.

19 Shkurt 2025, 16:15 Nga r.ll
Zgjedhjet e 11 majit/ Pesë parti politike depozitojnë në KQZ
kqz

TIRANË- Disa parti politike kanë depozituar ditën e sotme pranë Komisionit Qendror Zgjedhore kërkesën për regjistrimin si subjekt zgjedhore për votimet e 11 majit.

Këto parti janë Partia Mundësia me kryetar Agron Shehaj, Partia Konsvervatore me kryetar Kujtim Gjuzin, Partia Kristian Demokrate me kryetar Dhimitër Muslia, Partia Dermo Kristiane me kryetar Nard Ndokë dhe partia Lëvizja e Legalitet me drejtues Shpëtim Axhani. 

Zgjedhjet e 11 majit/ Pesë parti politike depozitojnë në KQZZgjedhjet e 11 majit/ Pesë parti politike depozitojnë në KQZZgjedhjet e 11 majit/ Pesë parti politike depozitojnë në KQZZgjedhjet e 11 majit/ Pesë parti politike depozitojnë në KQZZgjedhjet e 11 majit/ Pesë parti politike depozitojnë në KQZ

Më herët sot edhe Partia Demokratike depozitoi pranë KQZ, kërkesën për regjistrimin si subjekt zgjedhore për votimet e 11 majit. Mësohet se në zgjedhjet e 11 majit demokratët do të hyjnë me simbolet dhe emrin e kryetarit të tyre, Sali Berisha.

“Unë z.Sali Berisha në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë si dhe në mbështetje të nenit 64 të Kodit Zgjedhor, paraqes kërkesën për t’u regjistruar si Subjekt Zgjedhor, në Zgjedhjet për Kuvend”, thuhet në shkresën e drejtuar Komisionit Qendror Zgjedhor.

Zgjedhjet e 11 majit/ Pesë parti politike depozitojnë në KQZ

KQZ pritet të shqyrtojë të gjitha aplikimet për regjistrim brenda afateve të përcaktuara ligjore. Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 11 maj, ndërsa risi e këtyre votimeve do të jetë vota e diasporës. Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësi të votojnë pa qenë e nevojshme që të vijnë fizikisht në Shipëri.

kqz zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll