Bota

SHBA shpall organizata terroriste kartelet e drogës, përfshirë “Tren de Aragua” dhe “Sinaloa”

Njoftimi i Departamentit të Shtetit thuhet se grupet paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare, politikën e jashtme dhe interesat ekonomike të SHBA.

19 Shkurt 2025, 17:00 Nga E. D
SHBA shpall organizata terroriste kartelet e drogës, përfshirë
foto ilustruese

SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë shpallur disa kartele droge, duke përfshirë Tren de Aragua dhe kartelin Sinaloa, si organizata terroriste globale. Njoftimi i Departamentit të Shtetit thuhet se grupet paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare, politikën e jashtme dhe interesat ekonomike të SHBA.

Presidenti Donald Trump, lëshoi ​​një urdhër ekzekutiv pas marrjes së detyrës më 20 janar, i cili u bëri thirrje zyrtarëve të vlerësojnë nëse ndonjë kartel kriminal apo bandë transnacionale duhet të përcaktohen si grupe terroriste. Gjatë presidencës së Trumpit 2017-2021, ai mori në konsideratë emërtime të tilla, por përfundimisht i anuloi planet. 

Pas marrjes së detyrës, Trump urdhëroi gjithashtu zyrtarët e lartë të ndërmarrin hapa për tu përgatitur për të thirrur një ligj të kohës së luftës të vitit 1798 që mund ta lejonte atë të dëbonte anëtarët e dyshuar të bandës pa seanca gjyqësore.

shba donald trump

Sondazh

Poll