Bota

Parandalohet sulmi terrorist në stacionin e trenit në Vjenë/ Arrestohet 14-vjeçari turk, autoritetet i gjejnë thika dhe skica

Autoritetet gjithashtu i kanë gjetur 14-vjeçarit disa thika, skica me planin e një sulmi kundër stacionit.

19 Shkurt 2025, 16:16 Nga E. D
Parandalohet sulmi terrorist në stacionin e trenit në Vjenë/
foto ilustruese

VJENË- Autoritetet austriake besojnë se kanë parandaluar një sulm në stacionin hekurudhor perëndimor të Vjenës duke arrestuar një 14-vjeçar austriak me origjinë turke, një mbështetës i "Shtetit Islamik". Sipas Ministrisë Federale të Brendshme të Austrisë, pas informacioneve nga shërbimet e inteligjencës gjermane, oficerët e shërbimeve të inteligjencës austriake dhe të shërbimit kundër terrorizmit dhe forcat e ekipit Wega arrestuan 14-vjeçarin më 10 shkurt në lagjen Wehring të Vjenës.

Autoritetet gjithashtu i kanë gjetur disa thika, skica me planin e një sulmi kundër stacionit. Agjentët gjermanë kishin identifikuar profilin "shqetësues" të të riut me përmbajtje islamike në TikTok dhe kishin informuar kolegët e tyre austriakë për këtë. 14-vjeçari është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Publike të Vjenës, si i dyshuar për pjesëmarrje në grup terrorist apo organizatë kriminale.

Me rastin e arrestimit të 14-vjeçarit, MPB-ja theksoi se përhapja e propagandës islamiste në hapësirën dixhitale është vazhdimisht në rritje dhe shërben si burim frymëzimi për akte terroriste. Në rrezik janë veçanërisht adoleshentët dhe të rinjtë.

vjene sul territorist

Sondazh

Poll