Bota

U paraqit krah Vuçiç në emision si studente, reagojnë studentët e Fakultetit Teknologjik-Metalurgjik: Ka gënjyer! Qëndrimet e shprehura nuk pasqyrojnë qëndrimet tona

Stanisiç ishte e ftuar në këtë emision së bashku me profesorin e Fakultetit Juridik në Beograd, Vladan Petrov, dhe me studentin Milos Pavloviç.

19 Shkurt 2025, 16:32 Nga N.F
U paraqit krah Vuçiç në emision si studente, reagojnë
Vuçiç dhe studentja

SERBI- Marina Stanisiç ishte e ftuar në TV Pink së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç ku e reja u prezantua si studente e Fakultetit Teknologjik-Metalurgjik të Universitetit të Beogradit. Ndërkohë sot studentët e këtij fakulteti kane reaguar duke deklaruar se ajo nuk është studente e tyre. Ata kanë bërë të ditur se Marina Stanisiç nuk është e regjistruar fare në këtë vit akademik në Universitetin e Beogradit.

“Plenumi i studentëve të Fakultetit Teknologjik-Metalurgjik të Universitetit të Beogradit në këtë mënyrë distancohet qartë dhe pa mëdyshje nga deklaratat e Marina Stanisiq, e cila është prezantuar si studente e Universitetit të Beogradit ka mashtruar. E përmendura i ka filluar studimet në TMF në vitin 2022, por nuk është regjistruar për vitin akademik 2024/2025. Prandaj, pretendimi se Marina është studente, si e Fakultetit Teknologjik-Metalurgjik, ashtu edhe e Universitetit të Beogradit, nuk është i vërtetë”, kanë deklaruar ata në profilin zyrtar në Instagram.

Ata shtuan se është e qartë që qëndrimet e shprehura nuk pasqyrojnë qëndrimet e studentëve por janë qëndrime personale për të cilat një individ ka të drejtë.

“Në këtë kuptim, Plenumi i studentëve të TMF-së nuk ka nevojë të distancohet më tej nga qëndrimet e përmendura. Theksojmë se askush nuk ka të drejtë të paraqitet duke gënjyer si student i fakultetit tonë”, shtuan ata.

Stanisiç ishte e ftuar në këtë emision së bashku me profesorin e Fakultetit Juridik në Beograd, Vladan Petrov, dhe me studentin Milos Pavloviç. Gjatë emisionit, në studio hyri edhe babai i saj, i cili i shtrëngoi duart me Vuçiçin dhe përgëzoj të bijën dhe të gjithë studentët që nuk kanë marrë para. Raportohet se Marina Stanisiç para disa ditësh foli në tubimin e Vuçiçit me rastin e Sretenjës në Sremska Mitrovica. Edhe atëherë ajo u prezantua si studente e Fakultetit Teknologjik-Metalurgjik.

 

vucici marina stanisiç

Sondazh

Poll