Bota

Ish-kryeministri i Britanisë: Deklaratat e Trump për Ukrainën kanë për qëllim të tronditin evropianët

Trump shkaktoi zemërim kur akuzoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për fillimin e luftës, duke iu referuar pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

19 Shkurt 2025, 15:13 Nga r.ll
Ish-kryeministri i Britanisë: Deklaratat e Trump për Ukrainën
boris johnson

BRITANI- Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson ka komentuar deklaratat e fundit të presidentit amerikan për Ukrainën, duke u përpjekur të mbrojë Donald Trump përballë zemërimit që deklaratat e tij kanë shkaktuar në shumë vende.

Johnson u shpreh përmes një postimi se "Deklaratat e Trump nuk synojnë të jenë historikisht të sakta, por të tronditin evropianët në veprim".

Trump shkaktoi zemërim kur akuzoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për fillimin e luftës, duke iu referuar pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

"Kur do të pushojmë së tronditur nga ajo që thotë Donald Trump dhe do të fillojmë ta ndihmojmë atë t'i japë fund kësaj lufte?", u shpreh ish-kryeministri Johnson. 

Më tej vazhdoi: “Sigurisht që Ukraina nuk e filloi luftën. Dikush mund të thotë gjithashtu se Amerika sulmoi Japoninë në Pearl Harbor”, duke iu referuar sulmit ajror japonez të vitit 1941 në bazën amerikane të Pearl Harbor në Hawaii.

“Sigurisht, një vend që lufton një pushtim të dhunshëm nuk duhet të mbajë zgjedhje. Nuk ka pasur zgjedhje të përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar nga viti 1935 deri në vitin 1945”, theksoi ish-kryeministri britanik, duke iu përgjigjur kritikave nga Moska dhe Uashingtoni se zgjedhjet duhet të mbahen në Ukrainë.

Rusia argumenton se mandati i Zelenskyy si president përfundoi në maj dhe se Kievi duhet të mbajë zgjedhje. Ndërkohë sipas Kievit, kompetencat e Zelenskit mbeten në fuqi sipas ligjit ushtarak që tani është në fuqi në Ukrainë.

Në sulmin e tij ndaj presidentit ukrainas dje, Trump denoncoi dështimin e mbajtjes së zgjedhjeve në Ukrainë, ndërsa mandati i Zelensky përfundoi në maj 2024 dhe deklaroi se homologu i tij ukrainas është në "4% të opinionit të favorshëm".

“Sigurisht, vlerësimet e besimit të Zelensky nuk janë 4%. Në fakt, është pothuajse i njëjti nivel me atë të Trump," tha Johnson, duke përmbledhur arsyetimin e tij se deklaratat e Trump nuk synojnë të jenë historikisht të sakta, por të tronditin evropianët në veprim, duke iu referuar shembujve të veprimeve që vendet evropiane mund të ndërmarrin në lidhje me Ukrainën.

boris johnson

Sondazh

Poll