Aktualitet

FOTO/ Dalin pamjet e mjetit ku i dha fund jetës Kolë Manaj, familjarët nuk lejohen të afrohen, 44-vjeçarja po lufton me jetën në spital

Manaj u gjet i pajetë brenda makinës tij ëolskëagen rreth orës 11:15 në lagjen “Mark Lula”.

18 Shkurt 2025, 13:30 Nga N.F
FOTO/ Dalin pamjet e mjetit ku i dha fund jetës Kolë Manaj,
Makina

SHKODËR- Pamje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e 34-vjeçarit, Kolë Manaj në Shkodër. Pamjet e makinës ku u gjet i pajetë 34-vjeçari janë publikuar. Në foto duket mjeti i zi ndërsa hetuesit po kryejnë vëzhgimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë. Bëhet me dije se familjarët nuk janë lejuar të afrohen pranë mjetit.

Manaj u gjet i pajetë brenda makinës tij Wolskwagen rreth orës 11:15 në lagjen “Mark Lula”. Nga ngjarja mbeti e plagosur 44-vjeçarja Anila Prendushi e cila dyshohet se është e dashura e viktimës. Ajo mbeti e plagosur me një plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës. Më tej bëhet me dije se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Ndërsa në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.

kole manaj anila prendushi

Sondazh

Poll