Aktualitet

Kontrollet e RENEA-s në Shkodër për atentatin me 4 viktima, Safet Bajri nuk gjendet në banesë

 Bajri pritej të shoqërohej në polici dhe të merrej në pyetje lidhur me atentatin.

18 Shkurt 2025, 13:36 Nga r.ll
Kontrollet e RENEA-s në Shkodër për atentatin me 4 viktima, Safet
safet bajri

SHKODËR- Forcat e RENEA-s dhe policia kanë zhvilluar sot kontrolle në Shkodër lidhur me atentatin mafioz me 4 viktima në fshatin Dobraç. Kontrollet janë ushtruar edhe në banesën e Safet Bajrit, por ai nuk është gjendur aty. Bajri pritej të shoqërohej në polici dhe të merrej në pyetje lidhur me atentatin.

Momentalisht nuk ka të dhëna nëse ka persona të arrestuar apo të shoqëruar nga kontrollet e bëra në Shkodër. Atentati në fjalë ndodhi pasditen e 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi të.

Viktimat ishin Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili ndërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha ndërroi jetë në spital, 5 ditë pas atentatit. Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha. 

 

safet bajri atentati ne dobrac

Sondazh

Poll