Politike

"18 universitete që prodhonin diploma fiktive u mbyllën!" Konferenca për Arsimin e Lartë/ Manastirliu: U hap rruga për një sistem më të standardizuar

Manastirliu tha se se falë reformës në arsimin e lartë, sot të gjitha universitetet, si publike ashtu edhe private, janë të akredituara.

18 Shkurt 2025, 12:24 Nga M.B
"18 universitete që prodhonin diploma fiktive u mbyllën!"
Ogerta Manastirliu

TIRANA- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu mori pjesë sot në Konferencën Kombëtare të Arsimit të Lartë si edhe në prezantimin e Dokumentit të Politikave të Arsimit të Lartë 2030, me vizionin për të përafruar standardet e arsimit të lartë shqiptar me ato të Bashkimit Europian.

Manastirliu tha se se falë reformës në arsimin e lartë, sot të gjitha universitetet, si publike ashtu edhe private, janë të akredituara. Ajo shtoi 18 universitete që prodhonin diploma fiktive u mbyllën.

“Ky dokument është rezultat i një analize të thelluar mbi sfidat dhe arritjet e dekadës së fundit. Reforma e nisur në vitin 2014 ka garantuar cilësi, transparencë dhe autonomi universitare. Atë vit, 18 universitete që prodhonin diploma fiktive u mbyllën, duke hapur rrugën për një sistem më të standardizuar dhe të besueshëm,” u shpreh Manastirliu.

ogerta manstirliu

Sondazh

Poll