Politike

17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës/ Presidentja e Sllovenisë uron Osmanin, nënvizoi rëndësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor për zhvillimin e të gjithë rajonit

Musar në mesazhin e saj ka shprehur urimet më të përzemërta për presidenten Osmani dhe qytetarët e Kosovës, duke theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të Sllovenisë për ta mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj për përparim dhe zhvillim të gjithanshëm.

18 Shkurt 2025, 11:05 Nga N.F
17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës/  Presidentja e
Musar dhe Osmani

KOSOVË- Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar ka uruar presidenten Vjosa Osmani me rastin e 17-vjetorit të pavarësisë. Musar në mesazhin e saj ka shprehur urimet më të përzemërta për presidenten Osmani dhe qytetarët e Kosovës, duke theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të Sllovenisë për ta mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj për përparim dhe zhvillim të gjithanshëm.

Në njoftimin e Presidencës së Kosovës bëhet me dije se Musar ka nënvizuar rëndësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor për zhvillimin e të gjithë rajonit. Ajo ka shprehur gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve në kuadër të Procesit Brdo-Brijuni dhe nismave të tjera ndërkombëtare.

“Presidentja sllovene Nataša Pirc Musar uron Presidenten Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.


Në mesazhin e saj, Presidentja Pirc Musar ka shprehur urimet më të përzemërta për Presidenten Osmani dhe qytetarët e Kosovës, duke theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të Sllovenisë për ta mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj për përparim dhe zhvillim të gjithanshëm. Ajo ka ritheksuar mbështetjen e Sllovenisë për reformat dhe angazhimet ndërkombëtare të Kosovës, si dhe për integrimin e saj në strukturat euroatlantike. Presidentja Pirc Musar ka nënvizuar rëndësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor për zhvillimin e të gjithë rajonit dhe ka shprehur gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve në kuadër të Procesit Brdo-Brijuni dhe nismave të tjera ndërkombëtare,"
 thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës/  Presidentja e

musar osmani

Sondazh

Poll