Politike

"Arrestimi i tij i padenjë"/ Gjonaj nga Kuvendi: Veliaj u arrestua 3 muaj para zgjedhjeve! Kjo është e padrejtë!

Gjonaj shtoi më tej se masa e sigurisë arrest me burg, s’mund të jetë në disproporcionalitet me atë që është në të mirën publike dhe që prish sipas saj balancat e kryeqytetit normal.

17 Shkurt 2025, 11:59 Nga B.Z
"Arrestimi i tij i padenjë"/ Gjonaj nga Kuvendi: Veliaj u
Etilda Gjonaj

TIRANË - Deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj gjatë fjalës së saj në Kuvend, u ndal te arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Gjonaj e ka quajtur arrestimin e tij si të padrejtë pasi urdhër-arresti u ekzekutua tre muaj para zgjedhjeve parlamentare.

Gjonaj tha se Veliaj ka bërë ndryshimin rrënjësor të Tiranës dhe sipas saj të gjithë janë dëshmitarë të kësaj. Gjonaj shtoi më tej se masa e sigurisë arrest me burg, s’mund të jetë në disproporcionalitet me atë që është në të mirën publike dhe që prish sipas saj balancat e kryeqytetit normal.

“Ndjej keqardhjen e madhe që Erion Veliaj dhe familja e tij, gjenden në këtë situatë sot. Nga një anë mes një përbaltjeje dhe njollosje të dinjitetit të figurës së tij dhe të familjes së tij në mënyrë të padrejtë dhe të padenjë. Dhe nga ana tjetër me një betejë që duhet të bëjë me drejtësinë për të vërtetën e tij. Si deputete e Tiranës, ashtu si edhe shumë kolegë të mitë, mendoj se burgosja e kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit dhe lënia e qytetarëve të Tiranës pa kryetarin e tyre të zgjedhur me votën e qytetarëve, 3 muaj para zgjedhjeve, kur është ende person nën hetim është e padrejtë. Masa e sigurisë arrest me burg, s’mund të jetë në disproporcionalitet me atë që është në të mirën publike dhe që prish balancat e kryeqytetit normal. Të një kryeqyteti që duhet të ofrojë me mijëra shërbime ditore për qytetarët e tij. S’mund të jetë në disproporcionalitet me të mirën dhe interesin më të lartë të një fëmije, që ta vendosë në kushtet për të mos patur përkujdesjen e një prindi. Kam qenë gjithmonë edhe si njeri i fushës, për një politikë penale që nuk i shërben vetëm për represion dhe nuk më bëhet qejfi për askënd që arrestohet, por ka ardhur koha që të ndërtojmë të gjithë bashkë, një politikë penale që i shërben në radhë të parë një shoqërie të shëndetshme”, u shpreh Gjonaj.

Sondazh

Poll