Politike

Drejtuesi i fushatës së Trump në PD/ Peleshi: Keni gjetur shpëtim në një kompani marketingu, ju jeni dorëzuar

Gjatë fjalës në Kuvend, Peleshi ka ironizuar ardhjen e LaCivita, duke deklaruar se PD-ja ka gjetur shpëtim në një kompani marketingu. 

17 Shkurt 2025, 11:43 Nga I.A
Drejtuesi i fushatës së Trump në PD/ Peleshi: Keni gjetur
Niko Peleshi

TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të PS-së Niko Peleshi ka komentuar ardhjen e drejtuesit të fushatës elektorale të Trump, Chris LaCivita në drejtim të fushatës elektorale të PD-së. Gjatë fjalës në Kuvend, Peleshi ka ironizuar ardhjen e LaCivita, duke deklaruar se PD-ja ka gjetur shpëtim në një kompani marketingu. 

"E rëndësishme për ju, keni gjetur një shpëtim, një kompani marketingu. Për një kompani kaq të rëndësishme, si PD ta mbështes shpresën në një kompani marketingu që e bën të zezën të bardhë, duhet të jetë një dorëzim. Kjo foltore duhet të jetë për mendime, alternative. Nuk ka ndryshim që vjen nga qielli. Kur e merrni fjalën mos na fyeni inteligjencën shqiptarëve. Kemi gjetur një kompani marketingu që di të bëjë të zezën të bardhë," tha Peleshi.

niko peleshi seance plenare 17 shkurt 2025

Sondazh

Poll