Aktualitet

Shpërndante lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet 35-vjeçari, procedohet penalisht edhe një 28-vjeçar

Në lidhje me këtë operacion është proceduar penalisht edhe një 28 vjeçar për moskallëzim krimi. Policia ka sekuestruar 480 gram lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 automjet dhe 2 aparate celular. 

16 Shkurt 2025, 13:55 Nga N.F
Shpërndante lëndë narkotike në zona të ndryshme të
Foto ilustruese

TIRANË- Një 35-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai shpërndante lëndë narkotike në zona të ndryshme në kryeqytet. I arrestuari ështe identifikuar si Erdi Shima.

Në lidhje me këtë operacion është proceduar penalisht edhe një 28 vjeçar për moskallëzim krimi. Policia ka sekuestruar 480 gram lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 automjet dhe 2 aparate celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të punës për goditjet e njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet se një shtetas posedonte dhe merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë në kuadër të një procedimi proaktiv, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë zhvilloi operacionin antidrogë të koduar “Next”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. Sh., 35 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u procedua penalisht shtetasi D. M., 28 vjeç.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë grumbulluar informacione falë dhe inteligjencës policore në kuadër të një procedimi proaktiv, se shtetasi E. Sh merej me shpërndarjen e lëndës narkotike kokainë, në sasi, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Në bazë të informaciove të grumbulluara, falë veprimeve të shpejta dhe operacionale është bërë ndalimi i automjetit me drejtues E. Sh dhe pasagjer D. M, në rrugën “Sami Frashëri”. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonin të dy këta shtetas, shërbimet e Polcisië gjetën një qese me lëndë narkotike Kokainë me peshë 480 gram, e cila u sekuestruar në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

droge ne tirane erdi shima

Sondazh

Poll