Politike

Rama në Mynih: Bashkimi Europian duhet të ndajë mendjen! Ka ndryshuar qëndrimi kundrejt nesh dhe ritmit të përafrimit me Ballkanin Perëndimor

Rama tha se BE ka ndryshuar sa i takon qëndrimit kundrejt Shqipërisë dhe sa i takon ritimit të përafrimit me Ballkanin Perëndimor.

16 Shkurt 2025, 11:57 Nga N.F
Rama në Mynih: Bashkimi Europian duhet të ndajë mendjen! Ka
Rama

MYNIH- Kryeministri Edi Rama i pranishëm në panelin me temë “Zgjerimi i BE-së” në Mynih u shpreh se procesi i integrimit duhet të përshpejtohet. Rama u shpreh se kur nisi procesi ishte me flokë te zinj. Sipas tij BE BE duhet të ndajnë mendjen për atë ç’po ndodh.

Rama tha se BE ka ndryshuar sa i takon qëndrimit kundrejt Shqipërisë dhe sa i takon ritimit të përafrimit me Ballkanin Perëndimor. Ai shtoi se procesi po ndryshon shumë ngadalë dhe shumë pak. Ai gjithashtu tha se për këtë proces do të bënte dy seriale në Netfilx. Sipas tij njëri serial do të jetë për BE duke thënë se do ishte pacienti me 27 mjekë dhe jo 28 mjekë pasi Britania u largua. Ndërsa SHBA do ishte shfaqja me një sherif.

"Kur e nisa këtë proces isha me flokë të zeza. Për këtë proces Netflix mund të bëjë dy seriale, një për BE dhe njëri për SHBA. Ai për BE do ishte pacienti me 27 mjekë, ishin 28 por njëri u çmend dhe u largua. SHBA do ishte shfaqja me një sherif. Unë e shoh nga ajo pjesë jashtë BE. Është një shumë e mirë që ka ndodhur se Europa duhej të shkundej në një mënyrë të tillë që të humbte gjumin për ca kohë.

Për t’ju kthyer pyetjes suaj mendoj që BE duhet të ndajmë mendjen për atë ç’po ndodh sepse ka ndryshuar sa i takon qëndrimit kundrejt nesh dhe sa i takon ritimit të përafrimit me Ballkanin Perëndimor. Ndryshon shumë ngadalë dhe shumë pak. Mund të flasim gjithë ditën për procesin bazuar në meritë, duhet të jetë për të drejtën e votës në Këshillin Europian,” u shpreh Rama.

 

rama

Sondazh

Poll