Politike

"Prania e SHBA-së është jetike dhe vendimtare për paqen", Berisha: Historia ka treguar që Evropa nuk mbrohet vetë!

Berisha se në dy luftrat e para, lumenj gjaku u dershën por kthesa u bë kur ndërhynë SHBA-të.

16 Shkurt 2025, 11:41 Nga N.F
"Prania e SHBA-së është jetike dhe vendimtare për
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokatike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij gjatë takimit të zhvilluar sot ku po prezantohet "Programi i Qeverisjes 2025-2029 për sektorin e Ekonomisë". Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se prania e SHBA është jetike dhe vendimtare për paqe në Evropë. Ai shtoi se historia ka treaguar se Evropa nuk mbrohet vetë.

Berisha se në dy luftrat e para, lumenj gjaku u dershën por kthesa u bë kur ndërhynë SHBA-të. Ai tha se e rëndësishme dhe vendimtare për Europën është respekti, mbrojtja e vlerave të lirisë dhe të njerëzve të lirë.

Fjala e Berishës;

Tani, Presidenti Trump. A mund të imagjinoni ju, një guxim mbinjerëzor që deklaron se, armiku më i rrezikshmë për SHBA-të është armiku i brendshëm. Po. Sepse armiku i brendshëm për cënonte lirinë e qytetarëve amerikanë. Nuk po e cënonte as Republika e Kinës, as Putini i Rusisë. Lirinë amerikane po e cënonin ata të cilët tundin flamurin e censurës në vendin e Kushtetutës së Lirisë. Fatmirësisht, dhe e them këtu, ditën e fitores, të nesërmen një ish-zyrtar i administratës së Reganit, Frenk Gafni, në një radio të tij u shpreh se kjo ishte një mrekulli për amerikën. I shkruajta një mesazh i them: Z.Gafni, kjo ishte një mrekulli për njerëzimin!


Dhe atë mesazh të Presidentit Trump e solli në mënyrën më të qartë, në konferencën e Sigurisë, më të rëndësishmen konferencë të Mynihut, zv.Presidenti i SHBA-ve, i cili u shpreh se: për ju rreziku më kryesor nuk është Kina dhe Rusia, por është brenda jush, e keni në qendrimin tuaj ndaj lirisë, ndaj vlerave. Dhe ky ishte një paralajmërim shumë i ndershëm, shumë i fortë.


Në qoftë se nuk na bashkojnë vlerat, secili në punën e vet. E tha shumë bukur, shumë qartë z.Jeffrey. Europa, historia ka treguar që, pa SHBA-të, nuk mbrohet vet. Fati i më i madh që ishim, ishte NATO, se sot nuk mund të dimë se ku do të ishin çizmet ruse. Në dy luftrat e para, lumenjtë e gjakut u dershën, por kthesa u bë kur ndërhynë SHBA-të. Theksova këtë moment, se sa jetike vendimtare për paqen në Europë është prania e SHBA. Por sa e rëndësishme dhe vendimtare për Europën është respekti, mbrojtja e vlerave të lirisë dhe të njerëzve të lirë.

berisha shba

Sondazh

Poll