Politike

“Zgjerimi është garanci më e madhe e sigurisë”, Marta Kos: Duhet të përshpejtojmë procesin e vendeve drejt BE

Ajo theksoi se duhet sikur ka një përshpejtim për vendet si Ukraina që është në luftë, por Kos tha se po punojnë me Bosnje Hercegovinën, Serbinë dhe Kosovën që janë në proces.

16 Shkurt 2025, 11:47 Nga N.F
“Zgjerimi është garanci më e madhe e sigurisë”,
Kos

MYNIH- Komisionerja e Bashkimit Evropian për zgjerimin, Marta Kos në fjalën e saj nga panelin “Zgjerimi i BE-së” në Konferencën e Sigurisë në Mynih, u shpreh se Vetëm BE mund t’i sjellë vendet kandidate në Union, jo SHBA. Kos u shpreh se Von der Leyen ka bërë një deklaratë për përshpejtimin e vendeve në Europë.

Ajo theksoi se duhet sikur ka një përshpejtim për vendet si Ukraina që është në luftë, por Kos tha se po punojnë me Bosnje Hercegovinën, Serbinë dhe Kosovën që janë në proces. Kos tha se duhet të përshpejtojnë procesin për pjesën teknike si me rastin e Malit të Zi që duhet mbyllur procesi brenda 2026-2027. 

"Sot kemi një situatë specifike, kemi forca të jashtme që duan të zgjerohen. Ja pse forcat e tjera duan të bëhen pjesë e Bashkimit Europian. Nëse shkojmë te rrënjët, pse BE u krijua? Për prioritet, paqe dhe siguria. Prandaj, ka një arsye pse vendet duan të bëhen pjesë e BE dhe jo pjesë e SHBA. Ka një pjesë të vendeve nga Veriu i Europës dhe duan të marrin pjesë.


Von der Leyen ka bërë një deklaratë për përshpejtimin e vendeve në Europë. Duket sikur ka një përshpejtim për vendet si Ukraina që është në luftë, pasi po punojmë tre më shumë, apo Bosnje Hercegovina, Serbia apo Kosova që janë në proces. Ne na duhet të përshpejtojmë procesin për pjesën teknike si me rastin e Malit të Zi që duhet mbyllur procesi brenda 2026-2027. Duhet të flasim me shtetet anëtare për atë çfarë mund të bëjmë," tha Kos.

marta kos be

Sondazh

Poll