Politike

Berisha pret në selinë e PD-së ish Kryetarin e Grupit Konservator të Britanisë në PE: Diskutuam për situatën politike në Shqipëri...

Berisha thotë se Van Orden shprehu kënaqësinë e tij që ndodhej në Shqipëri me ftesë të Partisë Demokratike dhe Institutit Albanian Policy Center, ndërsa shprehu gatishmërinë për një bashkëpunim të frytshëm.

15 Shkurt 2025, 19:36 Nga B.Z
Berisha pret në selinë e PD-së ish Kryetarin e Grupit Konservator
Takimi

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka takuar këtë të shtunë Geoffrey Van Orden, ish Kryetar i Grupit Konservator të Britanisë së Madhe në Parlamentin Evropian.

Në një postim në rrjete sociale, Berisha bën me dije se takimi është zhvilluar në zyrat e Selisë së PD-së, ndërsa shton se në takim u diskutua mbi bashkëpunimin ndërmjet Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Fondacionit të Konservatorëve Europian në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe në përgatitjen e progamit tonë elektoral.

Berisha thotë se Van Orden shprehu kënaqësinë e tij që ndodhej në Shqipëri me ftesë të Partisë Demokratike dhe Institutit Albanian Policy Center, ndërsa shprehu gatishmërinë për një bashkëpunim të frytshëm.

Postimi i Berishës:

Të dashur miq,

Sot pata nderin të pres në zyrën time në selinë e Partisë Demokratike Z. Geoffrey Van Orden, ish Kryetar i Grupit Konservator të Britanisë së Madhe në Parlamentin Europian dhe Themeluesin e Fondacionit të Konservatorëve Europian Neë Directions, Kryetare Nderi e së cilës ka qenë Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Lady Thatcher.

Në këtë takim diskutuam mbi bashkëpunimin ndërmjet Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Fondacionit të Konservatorëve Europian në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe në përgatitjen e progamit tonë elektoral. Z. Van Orden shprehu kënaqësinë e tij që ndodhej në Shqipëri me ftesë të Partisë Demokratike dhe Institutit Albanian Policy Center, ndërsa shprehu gatishmërinë për bashkëpunimin tonë të frytshëm.

Me Van Orden, biseduam për situatën e rënduar politike në Shqipëri, narkoshtetin shqiptar si dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 Majit dhe fitoren e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Në këtë takim ishte e pranishme edhe bashkëshortja e Z. Geoffrey Van Orden, Znj. Fannie Van Orden dhe Znj. Edith Harxhi, Anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë. 

Sondazh

Poll