Bota

Greqia nuk gjen qetësi, dy tërmete të njëpasnjëshme godasin malin Athos, lëkundjet ndjehen edhe në Selanik

Lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në Selanik. Bëhet e ditur se më herët, në orën 17:21, në të njëjtin vend kishte ndodhur një tjetër tërmet me magnitudë 3.5 Rihter .

15 Shkurt 2025, 19:45 Nga B.Z
Greqia nuk gjen qetësi, dy tërmete të njëpasnjëshme
Foto ilustruese

GREQI - Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë i shkallës Rihter është raportuar pasditen e kësaj të shtune në malin Athos në Greqi, rreth orës 18:11. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 8 kilometra në veriperëndim të Karyas me një thellësi fokale 5 kilometra. 

Greqia nuk gjen qetësi, dy tërmete të njëpasnjëshme

Mësohet se lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në Selanik. Bëhet e ditur se më herët, në orën 17:21, në të njëjtin vend kishte ndodhur një tjetër tërmet me magnitudë 3.5 Rihter .

Greqia nuk gjen qetësi, dy tërmete të njëpasnjëshme

Nga raportimet e deritanishme nuk ka persona të lënduar. Greqia është përballur me një sërë tërmetesh kohët e fundit, ku më të fuqishmit janë raportuar në ishullin e Santorinit, ku u shkaktuan edhe dëme të konsiderueshme materiale.

termet greqi

Sondazh

Poll