Bota

" Do të gënjejë, do t’ju detyrojë të luani lojën e tij"/ Yulia Navalnaya paralajmëron: Nuk ka kuptim të përpiqesh të negociosh me Putinin!

Gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, dy ditë para përvjetorit të vdekjes së bashkëshortit të saj, Yulia Navalnaya u shpreh e bindur se Putin do të gënjejë. 

15 Shkurt 2025, 12:30 Nga E. D
" Do të gënjejë, do t’ju detyrojë të luani
Yulia Navalnaya

RUSI- Yulia Navalnaya e veja e disidentit rus Alexei Navalny ka paralajmëruar se nuk ka kuptim të përpiqesh të negociosh me Vladimir Putinin. Gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, dy ditë para përvjetorit të vdekjes së bashkëshortit të saj, Yulia Navalnaya u shpreh e bindur se Putin do të gënjejë. 

Siç shkruan The Guardian Navalnaya iu bashkua një paneli diskutimi nga liderja e opozitës bjelloruse në mërgim, Sviatlana Tsikhanouskaya, që paralajmëroi se nëse Ukraina nuk del në krye pas luftës, Putini do të jetë mjaft i fortë për të mbajtur ndikimin e tij në Bjellorusi. 

Ai do të tradhtojë, do të ndryshojë rregullat në momentin e fundit dhe do t’ju detyrojë të luani lojën e tij. Ka vetëm dy rezultate të mundshme për çdo marrëveshje me Putinin. Nëse qëndron në pushtet, do të gjejë mënyrën për të prishur marrëveshjen. Nëse ai humbet pushtetin, marrëveshja do të bëhet e pakuptimtë. Duke ndihmuar Ukrainën, ju po ndihmoni të gjithë rajonin. Duke e vendosur Ukrainën në një pozitë të fortë gjatë këtyre negociatave, ju vendosni edhe Bjellorusinë, Moldavinë dhe vendet e tjera në një pozicion të fortë”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një takimi me zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance në Mynih, tha se vendi i tij dëshiron garanci sigurie dhe një plan të përbashkët paqeje SHBA-Ukrainë përpara se të hyjë në ndonjë bisedë me Putinin për t’i dhënë fund luftës në vendin e tij.

yulia navalnaya

Sondazh

Poll