Bota

"Rusia mund të pushtojë Evropën nga Bjellorusia"/ Parajamërimi i Zelenskyt: Evropa duhet të bashkohet dhe të veprojë!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, tha në Konferencën e Sigurisë në Mynih se sipas shërbimeve sekrete pritet që Rusia të dërgojë trupa në krahun lindor të NATO-s.

15 Shkurt 2025, 18:31 Nga B.Z
"Rusia mund të pushtojë Evropën nga Bjellorusia"/
Zelensky

SHBA - Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i paralajmëroi aleatët evropianë për sulme të mundshme ruse në të ardhmen. Duke ju referuar akuzave se Rusia kontrabandon qëllimisht emigrantë në BE përmes Bjellorusisë, Zelensky tha në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC): "Po nëse herën tjetër nuk janë emigrantë po sikur të jenë ushtarë rusë ose ushtarë të Koresë së Veriut?" Bjellorusia kufizohet me tri vendeanëtare të NATO-s, tha Zelenski. "Sa shpejt do të reagojnë aleatët e tyre dhe a do të reagojnë vërtet?"

Shtetet anëtare të BE-së që janë fqinjë me Rusinë dhe aleaten e saj Bjellorusinë i akuzojnë ato se si pjesë të sulmeve "hibride" dërgojnë qëllimisht emigrantë në kufijtë e Evropës Veriore dhe Lindore për t'i detyruar ata të kalojnë kufijtë e BE-së.

Zelenski: Rusia po ndjek një taktikë të ngjashme si në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës deklaroi tani se ai ka njoftime nga shërbimet sekrete sipas së cilave këtë verë Moska dëshiron të transferojë ushtarë në Bjellorusi. Dislokimi i tyre do të deklarohet si stërvitje ushtarake pra në mënyrë të ngjashme sikurse u përgatit edhe pushtimi rus i Ukrainës tre vjet më parë. Gjithësesi Zelensky nuk dha ndonjë dëshmi tjetër.

Në sfondin e ndryshimit të pushtetit në SHBA, Zelenski tha se marrëdhëniet e vjetra midis Evropës dhe SHBA-së "po i afrohen fundit". Duke pasur parasysh pasigurinë për mbështetjen e ardhshme nga Uashingtoni, Evropa duhet "të bashkohet dhe të veprojë në një mënyrë që askush të mos mund t'i thotë jo Evropës, ta komandojë atë ose ta trajtojë atë si të dobët"./DW

zelensky

Sondazh

Poll