Bota

Rritja e së djathtës ekstreme në Gjermani, çfarë do të thotë kjo për të ardhmen politike të vendit?

Gjermania po përballet me një rritje të së djathtës ekstreme. Çfarë do të thotë kjo për të ardhmen politike të vendit?

15 Shkurt 2025, 15:23 Nga B.Z
Rritja e së djathtës ekstreme në Gjermani, çfarë do
Liderja e partisë AfD, Alice Weidel

GJERMANI - Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë(AfD), aktualisht renditet e dyta në sondazhet për zgjedhjet e ardhshme federale.

Pse diskutohet kaq shumë për AfD-në?

Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV),e klasifikon AfD-në si parti të dyshuar për ekstremizëm, ndërsa organizatën e saj rinore "Alternativa e Re” e ka shpallur zyrtarisht si ekstremiste.

Megjithëse AfD është distancuar nga krahu i saj rinor, politika e saj vijon të mbetet ekstreme.

Arsyeja? Qëndrimi i ashpër i kësaj partie ndaj migrantëve në Gjermani, veçanërisht atyre me prejardhje myslimane.

Diskutimet për "riimigrimin"

AfD-ja ka futur në përdorim termin kontradiktor "riimigrim”, i cili ka shkaktuar kritika të shumta.

Para pak kohësh AfD-ja shpërndau në qytetin Karlsruhe "bileta riimigrimi”, shumica e të cilave u hodhën në kutitë postare të migrantëve.

Qëndrimi ndaj komunitetit LGBTQ+

Edhe pse liderja e partisë AfD, Alice Weidel, ka një partnere femër, kjo parti kundërshton martesat e së njëjtës gjini dhe të drejtat e komunitetit LGBTQ+.

Weidel është akuzuar gjithashtu për përhapje dezinformimi, për shembull, kur kohët e fundit tha se Adolf Hitleri ishte komunist.

Koalicion me AfD?

Megjithëse është shumë e pamundur që ndonjë parti të krijojë koalicion me AfD-në dhe që kjo parti të jetë pjesë e qeverisë së re, shumë kanë frikë se grupi konservator CDU/CSU i Friedrich Merz-it mund të vendosin të bashkëpunojnë me AfD-në për disa politika.

Dy javët e fundit para zgjedhjeve kjo ka shkaktuar protesta masive kundër fashizmit në të gjithë Gjermaninë./DW

gjermani

Sondazh

Poll