Bota

VIDEO/ Hamasi liron tre pengje të tjerë izraelitë

Të tre pengjet kanë shtetësi të dyfishtë dhe janë mbajtur në Rripin e Gazës për 16 muaj. Në këmbim, Izraeli liroi  369 të burgosur palestinezë. 

15 Shkurt 2025, 10:18 Nga E. D
VIDEO/ Hamasi liron tre pengje të tjerë izraelitë
pengjet

GAZA- Hamasi liroi tre pengje izraelite, si pjesë e shkëmbimit të gjashtë të pengjeve me të burgosur palestinezë.  Të tre pengjet kanë shtetësi të dyfishtë dhe janë mbajtur në Rripin e Gazës për 16 muaj. Në këmbim, Izraeli liroi  369 të burgosur palestinezë. 

Menjëherë pas përfundimit të lirimit, familjarët e pengjeve, të cilët ndodhen në Izrael, kanë shpërthyer në duartrokitje.  Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio pritet në Izrael sonte.

Tre pengjet janë ruso-izraelite Sasha Trufanov, 29 vjeç, amerikano-izraelite Shagi Dekel-Hen , 36 vjeç dhe argjentinato- izraeliti Yair Horn, 46 vjeç. Të tre u rrëmbyen në Kibbutz Nir Oz më 7 tetor 2023. 

Si në çdo lirim pengjesh, dhjetëra luftëtarë të armatosur të Hamasit, me fytyrat e tyre të mbuluara, u vendosën këtë mëngjes rreth një platforme, këtë herë në Khan Wunis, në pjesën jugore të Gazës. Sipas burimeve të Hamasit dhe Xhihadit Islamik, rreth 200 luftëtarë janë vendosur për çlirimin e ri. Në vendngjarje janë të pranishëm edhe luftëtarë nga krahu i armatosur i Fatahut të presidentit Mahmud Abbas.

pemgjet izraelite

Sondazh

Poll