Bota

Debati mbi emërtimin e Gjirit të Meksikës/ Trump i ndalon për një kohë të pacaktuar Associated Press hyrjen në Zyrën Ovale dhe Air Force One

Agjencia shprehu keqardhjen e saj të martën pasi gazetarëve të saj u është mohuar aksesi në ngjarjet në Shtëpinë e Bardhë.

15 Shkurt 2025, 11:39 Nga E. D
Debati mbi emërtimin e Gjirit të Meksikës/ Trump i ndalon
Donald Trump

SHBA- Presidenca amerikane njoftoi se agjencisë së lajmeve Associated Press i ndalohet për një kohë të pacaktuar qasja në Zyrën Ovale dhe avionin zyrtar të Donald Trump, Air Force One, për shkak të refuzimit të tij për të emërtuar Gjirin e Meksikës Gjiri i Amerikës. Agjencia shprehu keqardhjen e saj të martën pasi gazetarëve të saj u është mohuar aksesi në ngjarjet në Shtëpinë e Bardhë.

“Associated Press vazhdon të injorojë ndryshimin në emrin gjeografik ligjor të Gjirit të Amerikës”, shkroi  në X zëvendës shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Taylor Budovich.

Në një shënim, AP shpjegoi se dekreti për ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës është i vlefshëm vetëm në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Meksika dhe vendet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare nuk e kanë njohur atë.

“Associated Press do ta quajë atë me emrin e tij origjinal , ndërkohë që do të njohë emrin e ri që zgjodhi Trump”, vazhdoi agjencia e lajmeve.

AP u themelua në 1846 nga gazetat e qytetit të Nju Jorkut. Ai ofron artikuj, foto dhe video për një numër shumë të madh mediash amerikane dhe të huaja. Agjencia, një institucion i vërtetë gazetaresk, që punëson më shumë se 3,000 punonjës, dërgoi më shumë se 375,000 artikuj, 1,24 milion foto dhe 80,000 video sipas të dhënave të saj për vitin 2023.

donald trump associated press

Sondazh

Poll