Aktualitet

U kap me 26 kg marijuanë në aeroportin e Athinës, në pranga shqiptarja

Medait e huaja bëjnë të ditur se ajo është anëtare e një grupi kriminal ndërkombëtar, i cili është aktiv në importin e marijuanës të llojit SKUNK në Greqi, nëpërmjet aeroportit “Elefherios Venizelos” në Athinë, me qëllim të shpërndarjes së mëtejshme.

14 Shkurt 2025, 18:42 Nga E. D
U kap me 26 kg marijuanë në aeroportin e Athinës, në pranga
foto ilustruese

GREQI- Një shqiptare është arrestuar në aeroportin “Eleftherios Venizelos”, në Greqi, pasi tentoi të kalonte 26 kilogram marijuanë. Medait e huaja bëjnë të ditur se ajo është anëtare e një grupi kriminal ndërkombëtar, i cili është aktiv në importin e marijuanës të llojit SKUNK në Greqi, nëpërmjet aeroportit “Elefherios Venizelos” në Athinë, me qëllim të shpërndarjes së mëtejshme.

Arrestimi i të akuzuarës u bë në kuadër të aksioneve të shënjestruar, ku pas analizimit të të dhënave dhe krijimit të një “profili” personash, u bë i mundur lokalizimi i saj në zonën e mbërritjeve të aeroportit, e ardhur nga Spanja. Gjithashtu gjatë kontrollit autoritetet kanë gjetur pako me marijuanë me peshë totale bruto 26 kilogramë e 400 gramë, të cilat i kishte fshehur brenda dy bagazheve. Po ashtu janë sekuestruar 195 euro dhe një celular.

policia greke

Sondazh

Poll