Aktualitet

Dhunoi shefin e financës, shkarkohet drejtoresha e Spitalit Rajonal Dibër

Mësohet se Astrit Ademi është emëruar si drejtor i komanduar.

14 Shkurt 2025, 15:44 Nga M.B
Dhunoi shefin e financës, shkarkohet drejtoresha e Spitalit Rajonal
Foto ilustruese

DIBRA- Drejtoresha e Spitalit Rajonal Dibër, Irini Shehu, është shkarkuar pasi ka dhunuar shefin e financës së spitalit. Mësohet se Astrit Ademi është emëruar si drejtor i komanduar.

Më 11 shkurt 2025 Drejtoresha e Spitalit të Dibrës u vu nën hetim, pasi dyshohej se ka goditur me një send të fortë në fytyrë shefin e Financave në këtë spital. Pas fyerjeve personale mes drejtoreshës Irini Shehu dhe shefit të Financës, Shaban Uklala gjatë një mbledhje të stafit, debati është zhvendosur në zyrën e këtij të fundit pak më vonë.

Mësohet se drejtoresha gjatë përplasjes verbale ka marrë një shishe dhe e ka goditur në fytyrë duke i shkaktuar demtime. Uklala është qepur dhe ka shkuar në Drejtorinë e Policisë për të bërë kallëzimin. 

 

 

dibra

Sondazh

Poll