14 Shkurt 2025, 15:28
Nga B.Z
Foto nga protesta
GREQI - Banorë të Thesprotisë, një rajoni kufitar fqinj me Shqipërinë, protestuan të premten në Athinë para Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare duke kundërshtuar reduktimin e pranisë ushtarake në rajonin ndërkufitar, njoftuan mediat greke.
Largimi i Batalionit 628 të Këmbësorisë nga Filiati, vetëm pak kilometër larg kufirit me Shqipërinë, si pasojë e reformës në forcat e armatosura greke ka ngjallur ditët e fundit reagimet e forta të banorëve dhe disa bashkive greke.
Protestat nisën këtë jave në qytezën e Filatit, më pas u zhvendosën në qytetin port të Gumenicës dhe së fundmi në kryeqytetin grek Athinë.
Sipas mediave greke banorët dhe të zgjedhurit vendorë thonë se vendimi për mbylljen e repartit ushatrak në Filat ka pasoja për sigurinë e zonës dhe për jetën ekonomike dhe sociale të rajonit, i cili po pëson sipas tyre, braktisje të thellë të popullsisë.
Reparti ushtarak ka shërbyer për punësimin e qindra vetëve dhe kontribuonte në jetën ekonomike të rajonit, vlerësojnë mediat vendore.
Mjetet greke të informimit njoftuan se tre kryetarë të bashkive të Filatit, Gumenicës dhe Sulit dhe dy të komunave të Artës gjatë takim me Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë greke të Mbrojtes , Antonio Ekonomu, dorëzuan të premten një rezolutë ku kanë paraqitur argumentet në favor të një pranie ushtarake në zonat e thella të Thesprotisë.
Kjo zonë ndërkufitare është njohur viteve të fundit për forma të trafiqeve të paligjshme të grupeve kriminale shqiptare dhe greke, sidomos të transportit të narkotikëve nga Shqipëria drejt Greqisë dhe kalimit të të huajve të parregullt nga kufiri grek drejt Shqipërisë.
Ministria greke e Mbrojtjes ka deklaruar se në kuadër të një strategjie të re të forcave të armatosura greke pritet të mbyllë 132 prej 837 reparteve ushtarake ekzistuese.
Disa prej strukturave ushtarake që edhe pritet të reduktohen nga vendimi i autoriteteve greke të mbrotjes kanë qenë të dislokuara prej vitesh afër kufirit me Shqipërinë./VOA
proteste greqi
Aktualitet
14 Shkurt 2025, 15:15
I.A
Pamjet
GREQI- Një histori e pabesueshme ka ndodhur sot në Janinë, kur një shqiptare që kishte denoncuar bashkëshort...
Aktualitet
14 Shkurt 2025, 15:12
B.Z
Foto ilustruese
LAÇ - Një alarm është ngritur këtë të premte në një kopësht për fëmijë n...
Aktualitet
14 Shkurt 2025, 14:34
M.L
Policia
KORÇË- Gjashtë persona janë vënë në prangat e policisë në qytetin e Korçës or&...
Aktualitet
14 Shkurt 2025, 14:25
M.L
Policia
TIRANË- Tetë persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë për vepra të ndryshme pena...
Aktualitet
14 Shkurt 2025, 13:42
N.F
Maska dhe një nga autorët
SHKODËR- Dy persona janë shpallur në kërkim në lidhje me vjedhjen e mbi 100 mijë eur...
Aktualitet
14 Shkurt 2025, 13:51
M.L
DURRËS- Një 31-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Durrës për organizim të loj&eu...
Aktualitet
14 Shkurt 2025, 13:35
M.L
Policia
ELBASAN- Një 20-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Elbasan, pasi ishte në kërkim prej një ...
Aktualitet
14 Shkurt 2025, 13:21
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Pensionet në Bashkimin Europian arrijnë në rreth tre të pestat e të ardhurave nga puna në fund t...
Aktualitet
14 Shkurt 2025, 12:55
N.F
Foto ilustruese
LEZHË- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor “Patok-Laç”. Nj&e...
Aktualitet
14 Shkurt 2025, 12:43
r.ll
qkuk
KOSOVË- Një person është marrë peng në orët e para të mëngjesit në Qendrën Klinike Univer...