Aktualitet

Dhunuan punonjësin e policisë, arrestohen 2 persona, në pranga dhe 4 të tjerë për vepra penale

Ndërsa 2 arrestimet e fundit ishin si shkak e drejtimit te automjetit në gjenjde të dehur dhe 'transportimi i mallrave kontrabandë', 'falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve' ku shtetasi i fundit kishte thyer dhe masën 'arrest në shtepi'. 

14 Shkurt 2025, 14:34 Nga M.L
Dhunuan punonjësin e policisë, arrestohen 2 persona, në pranga
Policia

KORÇË- Gjashtë persona janë vënë në prangat e policisë në qytetin e Korçës orët e fundit. Mësohet se 2 prej tyre banues ne Pogradec janë arrestuar në flagrancë pasi kane ushtuar dhunë kundrejt një punonjësi policie për shkak të detyrës. Ndërkohë 2 të tjerë u arrestuan për veprën penale 'ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve'. Ndërsa 2 arrestimet e fundit ishin si shkak e drejtimit te automjetit në gjenjde të dehur dhe 'transportimi i mallrave kontrabandë', 'falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve' ku shtetasi i fundit kishte thyer dhe masën 'arrest në shtëpi'. 

Njoftimi i Policisë

DVP Korçë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit D. M., 30 vjeç, dhe E. M., 35 vjeç, banues në Buçimas, Pogradec, pasi kanë goditur me grushte një punonjës policie, për shkak të detyrës. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe ”Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit M. H., 21 vjeç, dhe N. C., 23 vjeç banues në Kavajë, caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. F., 33 vjeç, banues në Pirg, Maliq, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

policia e korces

Sondazh

Poll