Aktualitet

Dhunë në familje dhe lëndë narkotike me vete, arrestohen 8 persona në Tiranë

Ndërkohë që 3 personat fundit janë arrestuar për vjedhje, dhunë në familje dhe për drejtim mjeti në gjendje të dehur.  

14 Shkurt 2025, 14:25 Nga M.L
Dhunë në familje dhe lëndë narkotike me vete, arrestohen 8
Policia

TIRANË- Tetë persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se nga personat e arrestuar 3 janë kapur me lëndë narkotike në makinë. Ndërsa 2 janë arrestuar për thyerjen e masës së sigurisë 'arrest në shtëpi'. Ndërkohë që 3 personat fundit janë arrestuar për vjedhje, dhunë në familje dhe për drejtim mjeti në gjendje të dehur.  

Njoftimi i Policisë:

DVP Tiranë / Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasit: A. B., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjet, i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis; N. H., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Po nga këta specialistë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, u arrestua shtetasi A. A., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim N. Z., 53 vjeç, pasi Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit: A. M., 26 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”; A. M., 56 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij; E. M., 31 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin B. Gj., 46 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

policia e tiranes

Sondazh

Poll