Politike

Abuzimi me tenderat në Bashkinë e Tiranës, Gjykata e Posaçme kalon për gjykim ‘Dosjen 5D’

Mësohet se me vendimin e Gjykatës, Redi Molla dhe Mariglen Qato do të gjykohen për veprat penale të korrupsionit pasiv, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash.

14 Shkurt 2025, 12:39 Nga I.A
Abuzimi me tenderat në Bashkinë e Tiranës, Gjykata e
Veliaj, Tushe, Molla dhe Qato

TIRANË- Gjykata e Posaçme anti-korrupsion ka kaluar ditën e sotme për gjykim 'dosjen 5D'. Mësohet se me vendimin e Gjykatës, Redi Molla dhe Mariglen Qato do të gjykohen për veprat penale të korrupsionit pasiv, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash. Ndërkohë Taulant Tushe, Nestor Muhametllari, Albano Janku, Julian Zanaj dhe Enton Punavia do të gjykohen për shkelje të barazisë në tendera.

Më 2 korrik të 2024 SPAK i komunikoi akuzat “korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë” Redian Mollës dhe Mariglen Qatos, ndërsa Taulant Tushes i komunikoi akuzën “shkelje e barazisë në tendera”. Tre ish-drejtorët u arrestuan në muajin mars të këtij viti me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”.

Ata u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zere. Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë. Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohor të 6 viteve, nga 2016 deri në 2022. Kompania njihet dhe me dy emra të ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas construcion".

redi molla mariglen qato taulant tushe nestor muhametllari julian zanaj dosja 5d

Sondazh

Poll