Bota

FOTO+VIDEO/ Plagosi me makinë 30 persona në Mynih, ky është 24-vjeçari afgan i vënë në pranga, probleme me drejtësinë për vjedhje dhe drogë

24-vjeçari Farhad N. ka plagosur të paktën 30 persona, mes tyre një fëmijë dyvjeçar, i cili ndodhet i shtruar në spital në gjendje shumë të rëndë.

14 Shkurt 2025, 12:02 Nga N.F
FOTO+VIDEO/ Plagosi me makinë 30 persona në Mynih, ky është
Autori

MYNIH- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e 30 personave nga përplasja me makinë dje në Mynih nga një 24-vjeçar afgan. Pas identifikimit të autorit janë publikuar edhe fotot e të riut. Autori afgan mësohet se është bodybuilder.

24-vjeçari Farhad N. ka plagosur të paktën 30 persona, mes tyre një fëmijë dyvjeçar, i cili ndodhet i shtruar në spital në gjendje shumë të rëndë. Azilkërkuesi afgan, i lindur në Kabul në vitin 2001, u arrestua në vendngjarje pasi policia hapi zjarr në automjetin e tij.


Sipas ministrit të Brendshëm bavarez Joachim Herrmann, 24-vjeçari kishte aplikuar më parë për azil. Në të kaluarën, ai kishte pasur probleme me autoritetet për vjedhje të vogla dhe shkelje të drogës, ndërsa punonte në një shërbim sigurie dhe në kohën e tij të lirë merrte pjesë në garat e bodybuilding.

Sipas Agjencisë Gjermane të Lajmeve (dpa), afgani kishte mbërritur në Gjermani në vitin 2016 si i mitur i pashoqëruar nëpërmjet Italisë, ndërsa kërkesa e tij për azil ishte refuzuar në shtator 2017. Ai ka apeluar vendimin e refuzimit në gjykatat gjermane, pa sukses.

Megjithatë, thuhet se ai ka marrë të ashtuquajturën leje tolerance nga Zyra Federale Gjermane për Migracionin dhe Refugjatët, që do të thotë se dëbimi i tij është pezulluar deri në vitin 2023, në atë moment ai ka marrë një leje qëndrimi dhe pune deri në prill 2025.

plagosi me makinë 30 persona në mynih

Sondazh

Poll