Bota

Ministria e Jashtme e Rusisë e konfirmon: Nuk do të ketë asnjë delegacion rus në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Trump kishte deklaruar se në samit mund të mbahenin bisedime midis zyrtarëve ukrainas dhe rus.

14 Shkurt 2025, 11:51 Nga r.ll
Ministria e Jashtme e Rusisë e konfirmon: Nuk do të ketë
mari zakharova

RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka konfirmuar se në Konferencën e Sigurisë në Mynih nuk do të ketë asnjë delegacion rus. 

Edhe para deklaratës së Zakharovës, ishte e paqartë nëse një delegacion i Kremlinit do të merrte pjesë. Trump kishte deklaruar se në samit mund të mbahenin bisedime midis zyrtarëve ukrainas dhe rus.

Por, as Moska dhe as Kievi nuk kishin dhënë ndonjë tregues se prisnin që bisedimet të zhvilloheshin. Do të duhen disa ditë derisa të vendoset kontakti midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë, ka deklaruar Kremlini. Zëdhënësi Dmitry Peskov u tha gazetarëve se "nuk ka ende asnjë lajm" se si do të organizohen negociatat midis Moskës dhe DC.

rusi konferenca e sigurise në mynih

Sondazh

Poll