Bota

OKB kritikon vendimin e El Salvadorit: Dërgimi i të miturve të dënuar për krime të rënda në burgjet e të rriturve shkel traktatet ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve

Kongresi Salvadoran, në të cilin partia e Presidentit Nayib Bukele ka një shumicë absolute, ndryshoi dispozitat e ligjit penal në lidhje me të miturit të mërkurën për të lejuar burgosjen e tyre në burgjet e të rriturve në rastet kur ata dënohen për çështje që lidhen me krimin e organizuar.

14 Shkurt 2025, 09:29 Nga N.F
OKB kritikon vendimin e El Salvadorit: Dërgimi i të miturve të
Foto ilustruese

EL SALVADOR- Agjencitë e Kombeve të Bashkuara kritikuan të enjten një reformë në El Salvador që do të dërgojë të miturit që i përkasin bandave në burgjet e të rriturve duke nënvizuar se ajo shkel traktatet ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve. Kongresi Salvadoran, në të cilin partia e Presidentit Nayib Bukele ka një shumicë absolute, ndryshoi dispozitat e ligjit penal në lidhje me të miturit të mërkurën për të lejuar burgosjen e tyre në burgjet e të rriturve në rastet kur ata dënohen për çështje që lidhen me krimin e organizuar.

Katër agjenci të OKB-së në një deklaratë të përbashkët u shprehën se kjo reformë është në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare si Konventa për të Drejtat e Fëmijëve. Sipas tyre kjo është një tërheqje e madhe nga angazhimet e ndërmarra nga El Salvador, posaçërisht për të garantuar administrimin e drejtësisë në rastet që përfshijnë të mitur me një "qasje të diferencuar, të individualizuar dhe të specializuar, të zbatueshme për të gjithë adoleshentët dhe të rinjtë e akuzuar për vepra penale.

Sipas katër agjencive, prova të shumta tregojnë se izolimi i të miturve në burgjet e të rriturve vë në rrezik sigurinë, shëndetin e tyre si dhe zhvillimin psikologjik dhe emocional. Presidenti Salvadoran Nayib Bukele ka zhvilluar një "luftë kundër bandave" që nga marsi i vitit 2022, me pjesëmarrjen e ushtrisë. Sipas OJQ-së Socorro Jurídico Humanitario, nga 83,000 personat e arrestuar pa mandate sipas gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur në atë kohë dhe që është rinovuar 35 herë, të paktën 30,000 u provuan të pafajshëm dhe rreth 8,000 u liruan.

Në korrik 2024, OJQ-ja Human Rights ëatch (HRë) raportoi se mbi 3,300 fëmijë dhe adoleshentë u privuan nga liria nën regjimin e përjashtimit, krahasuar me një mesatare prej 805 në vit të çuar në qendrat e paraburgimit për të mitur në periudhën 2018-2021.

Sipas parlamentit të Salvadorit, masa ka të bëjë me fëmijët nën 18 vjeç që i përkasin bandave dhe janë dënuar për krime të rënda, veçanërisht vrasje, rrëmbim ose trafik armësh. Ai parashikon që ata të burgosen në krahë "të veçantë".

el salvador okb

Sondazh

Poll