Bota

VIDEO/ I riu djeg Kuranin para ambasadës turke në Londër, sulmohet me thikë nga një i panjohur, u plagos në dorë teksa vetëmbrohej

I acaruar nga ky gjest një person reagon dhe përplaset me të. Nga pamjet e publikuara duket një burrë i cili e godet me shkelma të riun dhe në dorë ka edhe një thikë.

14 Shkurt 2025, 09:59 Nga N.F
VIDEO/ I riu djeg Kuranin para ambasadës turke në Londër,
Pamje nga vendi i ngjarjes

LONDËR- Një burrë është sulmuar me thikë pasditen e së enjtes jashtë ambasadës turke në Londër. Ngjarja u regjistrua pasi i plagosuri ndodhej para ambasadës turke dhe po mbante në duar Kuranin të cilit i kishte vënë flakët.

I acaruar nga ky gjest një person reagon dhe përplaset me të. Nga pamjet e publikuara duket një burrë i cili e godet me shkelma të riun dhe në dorë ka edhe një thikë. Pas sulmit i riu është dërguar në spitalin ku po trajtohet, pasi ka pësuar lëndime në gishtat e dorës teksa vetëmbrohej. Autori është arrestuar për armëmbajtje dhe lëndim të rëndë rënda trupore.

digjet kurani para ambasades turke ne londer

Sondazh

Poll